Turqia ndihma për ushtrinë shqiptare, 10 minibusë për transportin e FA
Turqia i dhuron ushtrisë shqiptare 10 minibuse.Ceremonia e dorëzimit të mjeteve u bë në ambjentet e Ministrisë së Mbrojtjes ku merrnin pjesë drejtues të lartë të Forcave të Armatosura.Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, deklaroi se këto mjete do të përdoren për transportimin e Forcave të Armatosura drejt reparteve ushtarake, duke e konsideruar një hap drejt rikthimit të dinjitetit të njerëzve me uniformë.Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar, vlerësoi rëndësinë e vendit tonë në stabilitetin e rajonit.Turqia e konsideron Shqipërinë një ndër vendet më të rëndësishëm në Ballkan dhe me mjaft influencë në stabilitetin e rajonit.Për këtë arsye, modernizimi i FA shqiptare është një ndër prioritetet kryesore në marrëdhëniet midis dy vendeve tona.