Hungarezët, sërish në protesta kundër kryeministrit Orban
Mijëra hungarezë kanë dalë në protestë në rrugët e Budapestit që në ditën e dytë të Vitit të Ri duke rritur edhe më tepër presionin ndaj kryeministrit Viktor Orban.Edhe pse partia e tij konservatore, Fidezh, ka fituar zgjedhjet vetëm vitin e kaluar me 2/3 e votave, mbështetja ndaj tij ka rënë ndjeshëm.Pavarësisht të ftohtit njerëzit nuk ngurruan të mbushnin rrugët për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit me shpresën që të ndikojnë sado pak në mënyrën se si ai drejton vendin.Problemet ekonomike në vend janë shkaku kryesor i protestave.Sipas demonstruesve të gjithë në Hungari janë në situatë të vështirë, mund të humbasin vendin e punës dhe nuk mund të gjejnë askund të drejtën e tyre.Protestuesit akuzojnë gjithashtu qeverinë se nuk ka bërë asgjë për të luftuar korrupsionin në vend.I akuzuar për autoritarizëm dhe afrim të tepërt me Rusinë, Orban deri tani është detyruar të tërhiqet nga plani për vendosjen e taksave shtesë për përdorimin e internetit.Kritikët e tij tani duan të ndryshojnë mënyrën se si është qeverisur Hungaria që prej rënies së komunizmit./Oranews.tv/