Emisioni serb tallet me Ramën për Vit të Ri!

Edi Ramës i ka dalë tashmë një sozi edhe në televizionet serbe.I shumë imituar nga aktorët shqiptarë, në natën e ndërrimit të viteve, aktori serb Sergej Trifunoviç ka luajtur rolin e kryeministrit tonë, duke dhënë një intervistë humoristike dhe ironike në shqip, për emisionin "24 minuta" të gazetarit Zoran Kesiçem.I pyetur nga gazetari se si i shikon kryeministri shqiptar marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve, dhe në veçanti me kryeministrin Aleksandër Vuçiçin, Rama "serb" përgjigjet me ironi.Aktori i veshur në kostumin e Ramës thotë se nuk e ka problem të grindet me Aleksandrin.E si mund të mungonte në intervistë vëllai i Ramës, Olsi, i cili u bë protagonist nga media serbe si personi që lëshoi dronin e famshëm mbi stadiumin e Beogradit, por këtë herë atij nuk i ngrihet droni!"24 minuta me Zoran Kesiç" vlerësohet se është më i shikuari në Serbi, ndërsa edhe aktori Trifunoviç është majft i famshëm pasi ka luajtur disa filma në vendin fqinj.edi rama/Oranews.tv/