Zuckerberg, në kërkim të sugjerimeve të reja mbi Facebook për 2015-ën

Themeluesi i rrjetit social Mark Zuckerberg në një postim të tijin i ka kërkuar sugjerime përdoruesve të FB, "Unë kam disa ide, por do të doja mendimin tuaj" ka thënë Zuckerberg. Postimi i tij ka marrë menjëherë mijëra përgjigje.Keni sugjerime për sfidat personale të Mark Zuckerberg? Mund ti shkruani themeluesit të Facebook që i kërkon përdoruesve të rrjetit propozime të reja për këtë vitin 2015, me qëllim përmirësimin e rrjetit Facebook."Kam shpenzuarar shumë kohë në menaxhimin e kësaj kompanie dhe do doja bëja akoma më shumë" shkruan Zuckerberg duke shtuar: "Unë kam disa ide, por unë do të doja mendimin tuaj".Ka pasur më shumë se 30 mijë njerëz të cilët i janë përgjigjur postimit të tij.Ndër sugjerimet e shumta bëjnë pjesë: të bëjë një foto çdo ditë, të mbjell një pemë për çdo anëtar të ri që i bashkohet Facebookut në vitin 2015, të bëjë një poezi dhe ta shpërndajë, të bëjë një fëmijë, të heq opsionin "Nuk më pëlqen".Dikush tjetër sugjeroi gjithashtu të fshihen të gjitha ftesat për të luajtur Candy Crush. Zuckerberg në disa raste madje është përgjigjur, teksa dikush i kërkonte që të lexonte Biblën: "Ide e shkëlqyer", ka thënë.