Afrohet "shiu i parë i meteorëve" për 2015, ja kur ndodh

Takimi me yjet që bien, për të gjithë ata që adhurojnë këtë dukuri do të ndodhë në orën tre të mëngjesit në 4 janar. Shiu i meteorëve do të zgjasë vetëm pak orë.Duket se viti i ri 2015 do të fillojë me një spektakël të vërtetë të rënies së yjeve të quajtur Quadrantidi.Yjet vijnë nga një konstelacion që është zhdukur, po pavarësisht se kohëzgjatja e rënies së tyre do të jetë e shkurtër, Quadrantids thuhet se janë shumë aktivë dhe mund të shihenderi 50-100 meteorë në orë, pritet që piku i rënies të jetë në orën tre të mëngjesit të 4 janarit .Ndryshe nga rëniet e tjera të yjeve të cilat mbeten të dukshme për disa ditë, si "Perseidi" i famshëm në gusht dhe "Geminidi" në dhjetor, Quadrantidi do jetë i dukshëm vetëm për një ditë ."Është e qartë, se reja e pluhurit që prodhon dhe që hyn në Tokë është e reduktuar ", thotë astrofizikanti Gianluka Masi.Arsyeja se pse këto meteorë janë unikë, thotë shkencëtari, është se ata vijnë nga një konstelacion që nuk ekziston më, ata e kanë origjinën nga një asteroid, 2003Eh1 që mund të jetë kometa C / 1490 Y1, vëzhguar nga astronomët kinezë, japoneze dhe koreane 500 vjet më pare.Hëna dhe i ftohti mund të bëhen pengesë për vëzhguesit. Parashikohet që hëna të jetë e plotë dhe shkëlqimi i saj mund të pengojë për të parë yjet, pasi temperaturat e ftohta zvogëlojnë praninë e avullit të ujit dhe kjo, thotë astrofizikanti, Gianluka Masi kufizon përhapjen e dritës së hënës.