Peruja në rrezik nga ngrohja globale

Shkencëtarët janë duke lëshuar lajmërime të herë pas hershme për ritmin me të cilin akullnajat e Perusë janë duke u zvogëluar si pasojë e ngrohjes globale.Sipas studimeve të qeverisë, akullnajat peruane janë zvogëluar me 40 përqind në katër dekadat e fundit dhe shkrirja ka shkaktuar qindra liqene të reja të cekët apo të thellë.Shkencëtarët që studiojnë pikërisht akullnajat kanë instaluar sensorë termale për të monitoruar temperaturat e akullnajave, si shtesë ndaj pajisjeve matëse që përdoren për të llogaritur zvogëlimin e akullnajave.Në 40 vitet e fundit, rreth 996 liqene të reja janë shfaqur dhe kjo është e lehtë për tu kuptuar, kur një akullnajë shkrihet, gjëja e parë që lë pas është një gropë ose një hon, thotë shkencëtari Nelson Santillana.Në vitin 1970, më shumë se 20 mijë persona u vranë pasi një tërmet shkaktoi rrëshkitjen e një akullnaje në qytetin e ndërtuar mbi terren të lartë të Yungay.Masat janë ndërmarrë tani për të parandaluar të tilla tragjedi. Stacione monitoruese të pajisura me kamera survejimi janë vendosur për të lajmëruar mbi katastrofat potenciale natyrore të lidhura me akullnajat.Studentët mësojnë mbi rrugët e evakuimit në shkolla dhe marrin pjesë në stimulime evakuimesh në rast ortekash apo rrëshqitje toke.Ne nuk duhet të harrojmë se kemi akullnaja të maleve tropikale, kështu që masat tona akullnajore janë të lokalizuara në sipërfaqje që kanë pothuajse rrëpira vertikale.Si rrjedhim, ka shumë mundësi që ketë edhe përmbytje të mundshme, pasi ato bien mbi liqenet që janë formuar nga shkrirja e akullnajave, kjo më pas shkatërron liqenin i cili në mënyrë të dhunshme përmbyt dhe rrezikon të zhdukë qytetet tona dhe infrastrukturën, thotë Santillana.2679 akullnajat e Perusë janë burimi i pjesës më të madhe të ujit të pijshëm të vendit. Megjithëse shkrirja e akullnajave mund të rrisë furnizimin me ujë në terma afatshkurtër, frika është se, në terma afatgjatë, do të ulë furnizimin me ujë të freskët në këtë vend që po rritet me ritme shumë të shpejta./oranews.tv/