Pollutec: Teknologji jeshile për të ndryshuar botën
Duke përqafuar sfidat mjedisore dhe energjitike të një botë në ndryshim. Panairi i Pollutec në qytetin francez të Lyon kohët e fundit ka sjellë në një vend më shumë se 2 mijë pjesëmarrës nga rreth 30 vende të ndryshme të cilët kanë prezantuar teknologjinë e gjelbërt më të fundit, për të lejuar më shumë prodhim industrial të përgjegjshëm, një impakt të reduktuar të shërbimeve tona publike dhe kushte më të mira jetese në qytetet tona dhe vendet ku jetojmë.Projektet e reja të prezantuara këtë vit sigurisht që shënjestrojnë sektorët mjedisore dhe energjitik, thotë drejtori i ri i Pollutec, Stephanie Gay Torrente.Manifakturuesit janë duke propozuar zgjidhje më eficente dhe më të qëndrueshme të drejtuara në sektorë si menaxhimi i mbetjeve, menaxhimi i ujit, prodhimi i energjisë së rinovueshme, menaxhimi i riskut, cilësia e ajrit dhe zhvillimi i qëndrueshëm në shkallë të gjerë.Firma franceze Armor prezantoi një modul fotovoltaik organik inovativ, që konverton çdo lloj drite në elektricitet. E përbërë nga një material shumë fleksibël, mund të aplikohet ndaj sipërfaqjeve të llojeve të ndryshme, një hap përpara krahasuar me panelet diellore tradicionale.Risia është në faktin se është një film diellor, i cili transformon dritën në energji. Ndryshe nga një panel diellor, i cili është i rëndë, rreth 8 kilogram për metër katror dhe i cili duhet të jetë në sipërfaqje të sheshtë për shkak të papërkulshmërisë së tij, ky produkt është i përkulshëm, fleksibel dhe i lehtë.Peshon vetëm disa qindra gram për metër katrorë, cka do të thotë se ju mund ta vendosni në sipërfaqje të përthyera, si një llambë rruge për shembull.Ai konverton dritën në energji, pa patur nevojë për ndonjë kabull elektrik, thotë eksperti i teknologjisë diellore Hubert de Boisredon.Kompania gjermane, Menneks, prezantoi një stacion karikimi inovativ për makinat elektrike. Duke përdorur një kartë speciale identiteti, shoferët mund të karikojnë mjetet e tyre duke përdorur smartfonin e tyre, i cili gjithashtu ofron statistika mbi energjinë e konsumuar.Ata mund të zgjedhin për të karikuar mjetin e tyre gjatë natës, për shembull kur kosto e elektricitetit është më e ulët.Shumica e grumbullimeve të mbetjeve në ditët e sotme, është objekt i itinerareve statike dhe planifikimeve. Kontenierët mblidhen në mënyrë të rregullt edhe nëse janë bosh, duke shkaktuar kosto të panevojshme.Kompania finlandeze Enevo ka prezantuar sensorët wireless ultratinguj të cilët mbledhin të dhëna mbi mbushjen e kontenierëve të mbeturinave dhe e dërgojnë në një platformë e cila mbledh informacion nëpërmjet internetit.Platforma më pas gjeneron plane mbledhje për kontenierët e mbeturinave duke përdorur planifikime eficente dhe rrugë praktike, duke gjeneruar në këtë mënyrë deri në 50 përqind kursime sipas shpikësve të këtyre pajisjeve.Firma franceze Ecobatec prezantoi makinerinë e saj inovative, e cila teston gjendjen e baterisë së një makine në vetëm pak sekonda.Një dritë jeshile do të thotë se bateria juaj e vjetër është ende në rregull. Një dritë e kuqe nënkupton se është në gjendjen e duhur për riciklim.Sipas firmës, më shumë se një në tre bateri makinash, mund të ripërdoret, në hapësira publike si parkingje ose supermarkete për shembull.Dhe Water Railes është një barrierë ndaj përmbytjeve e lehtë për tu përdorur, për nivele uji mes 30 cm dhe 2 metra thellësi. Shumë e shpejtë për tu instaluar, Water Rails është për tu përdorur si një veprim parandalues në rast të një lajmërimi për përmbytje.Pra, si funksionon?, pyet eksperti i përmbytjeve Philippe Deliance. Epo, ne kemi këto tuba të cilët janë të mbushur me ajër, si fillim dhe më pas mbushen me ujë, përpara se mbushen. Ju mund ti mbështillni ato rrotull ndërtesave ose shtëpive. Kështu që ajo që po bëjmë është se ne po luftojmë ujin me ujë, përfundon ai./oranews.tv/