A është ky Samsung Galaxy S6?

Ndërsa prezantimi zyrtar i Samsung Galaxy S6 pritet të mbahet në muajt e ardhshëm, disa pamje që kanë rrjedhur online na bëjnë të besojmë se telefoni më i ri i Samsung është kapur në pamje dhe formë të plotë.Pamjet e fundit të Galaxy S6 shfaqin një pajisje në formë të plotë, që i ngjan LG G3 sa i përket skajeve të holla, dhe rivalit kryesor iPhone 6 sa i përket trupit prej metalit.Edhe pse raportet e mëparshme kanë sugjeruar Galaxy S6 është duke u zhvilluar nën emrin e koduar "Project Zero ', duke pasur parasysh qëllimin për rifreskim të plotë, nga pamjet e rrjedhura online mund të shihet se megjithatë gjenerata e ardhshme e telefonit të Samsung do të vijë me një dizajn të ngjashëm me telefonin ekzistues të kompanisë, Galaxy S5.Përveç kornizës së re metalike, pamjet e rrjedhura kanë lënë të kuptohet se S6 do të bazohet në versionin më të ri të sistemit operativ Android, 5,0 – siç edhe mund të pritet.Ajo që nuk duket në fotografi, të cilën duhet marrë me rezerva gjithsesi (sepse nuk është zyrtare) janë specifikat e telefonit, që deri më tani është thënë nga disa burime se do të jenë të fundit.Përveç procesorit Snapdragon 810 dhe 3GB of RAM, Galaxy S6 pritet të sjell edhe ekranin me 5.5-inç në 2560 x 1440 piksel dhe cilësinë QHD me kamerën e pasme që ofron 21MP.Marrë nga: Telegrafi