LeWeb: Bota dixhitale e së nesërmes

Duhet të jesh më pak se 3 vjeç dhe të kesh përfituar jo më shumë se 1.5 milion euro fondacion. Këto janë kërkesat për çdo firmë që dëshiron të marrë pjesë në konkursin e iniciatorëve në LeWeb.Këtë vit, 21 kompani të reja nga e gjithë bota, patën një shans për të ardhur në Paris dhe për të treguar idetë e tyre. Këta janë disa nga konkurruesit:Noki është një iniciator Austriak, themeluesit e të cilit thonë se çelësat së shpejti do t'i përkasin se shkuarës. Kjo pajisje me Bluetooth mund të instalohet në çdo kyc dere me 3 vida të thjeshta.Smartphoni juaj i tregon pajisjes kur ju jeni në shtëpi dhe automatikisht zhbllokon dhe hap derën. Aksesi mund të ndahet përmes disa njerëzve dhe aksesi i përkohshëm mund t'i jepet edhe të tjerëve.Përditësimi i objekteve te përditshme është një gjë. Por skuadra britanike CrowdEmotion po përpiqet t'i bëjë pajisjet e zgjuara akoma edhe më të zgjuara duke i mësuar atyre se si të lexojnë emocionet në fytyrat tuaja.Nga kujdesi shëndetësor në marketing, aplikacionet potenciale, thonë ata, janë pa limit. Kështu që cili është celësi i suksesit komercial?Nicolas Brussons është bashkë themeluesi i shërbimit të ndarjes së makinave në Europë, BlaBlaCar.Gjëja që duhet të bëjmë si iniciatorë europianë, nëse duam të jemi sadopak relevant, është të jemi europian, është të ndeshemi me Europën si treg, thotë ai.Kështu që sot, gjëja që duhet të evitojmë për të bërë është të pasurit kompani konsumatorë kombëtare nëpërmjet internetit.Kështu që ju nuk duhet të ndërtoni një kompani gjermane e-commerce. Ju duhet të ndërtoni një kompani europiane e-commerce nga Gjermania ose nga Franca ose nga kudo.Ndoshta disa këshilla të mira për iniciatorin francez Pilo me baterinë e tyre me karikim të përhershëm AA. Mjafton ta tundni për ta karikuar.Por përshtatet vetëm për pajisje me nevoja energjitike me ndërprerje dhe në lëvizje, si përshembull pulte ose leva të ndryshme.Dhe kini kujdes nga telefona mbajtësit e lumtur afër jush. Firma italiane Proxy42 ka zbuluar një lojë me realitet të deformuar të quajtur Father.io.Mjafton të shndërroni telefonin tuaj në një armë dhe ju mund të qëlloni ndaj njerëzve të vërtetë gjithashtu duke marrë pjesë në lojë nëpërmjet përdorimit të telefonit si një dritare në botën e lojës./oranews.tv/