Makina e Google, teknologjia vetëdrejtuese e automjeteve (VIDEO)
Google ka zbuluar prototipin e parë që funksionon tërësisht në mënyrë të ligjshme në rrugë, të makinës që drejtohet vetë. Plani origjinal ishte të krijonte një makinë që ishte tërësisht pa nevojën e shoferit, por Kalifornia prezantoi disa rregulla të reja këtë vit që stipulonte se makinat e testit duhet të kishin gjithashtu kontroll manual, në mënyrë që një njeri të merrte kontrollin nëse do të ishte e nevojshme.Nëse cdo gjë shkon sipas planit, google shpreson të jetë partner me një prodhues të vërtetë makinash për të sjellë makinën që drejtohet vetë në treg, brenda pesë viteve të ardhshme.Nëse makina që drejtohet vetë do të jetë me pamjen aktuale që Google i ka dhënë, mbetet për tu parë.Në vitet e fundit, përpjekjet e Google për vetëdrejtimin kanë qenë të fokusuara në përshtatjen e makinave ekzistuese nëpërmjet hardwarit dhe softwarit të nevojshem për tu drejtuar në mënyrë autonome nëpër qytete dhe autostrada në Kaliforni dhe Nevada.Tani, pas qindra mijëra miljesh pa aksidente, Google është besimplotë mjaftueshëm në teknologjinë e tij vetëdrejtuese saqë po ndërmerr edhe hapat e rradhës drejt komercializimit.Në maj, ai zbuloi një prototip gjysëm funksional, ndërsa sot po zbulon një prototip të përfunduar, tërësisht funksional që është madje edhe i ligjeruar për përdorim në rrugë.Në pamje të parë, ky prototip duket pothuajse identik me modelin e shfaqur në maj, por nëse e shihni nga afër ka gjithashtu shumë ndryshime domethënëse. Ndoshta, ajo që vihet më shumë re tek prototipi i ri, aktualisht ka drita dhe sinjale që funksionojnë dhe gunga në pjesën e sipërme të makinës, e cila mban edhe hardwarin LIDAR, është shumë më fine.Sfidat më të medha, nuk janë të dukshme nga jashtë. Për të qenë në përputhje me legjislacionin në Kaliforni ky prototip i ri ka një set të plotë të kontrollit manual, timon, pedale etj.Në thelb, për të parandaluar rrugët që të përmbyten me makina vetëdrejtuese potencialisht të rrezikshme, makinat testuese duhet të lejojnë për kontroll fizik mediat, për shembull duhet të ketë një drejtues në mënyrë që të shtypë frenat nëse software i makinës nuk sillet ashtu sic duhet.Good shpresonte më parë se prototipi i tij i makinës vetëdrejtuese do të kishte vetëm një buton, për nisjen ose ndalimin e makinës të lokalizuar mes dy sediljeve të pasagjerëve, por për momentin, makinat e tij vetëdrejtuese do të duhet të kenë gjithashtu edhe kontrollet manuale.Google thotë se do të shpenzojë javët e ardhshme dhe muajt e ardhshëm duke testuar makinën e re dhe nëse cdo gjë shkon sipas planit do të duhet të shohim këtë makinë të këndshme në rrugët e Kalifornisë vitin e ardhshëm.Eventualisht, Google shpreson të prodhojë rreth 200 nga këto makina prototip. Në terma afatgjatë, Google shpreson të gjejë partnerë industrial, përshembull prodhues makinash, në mënyrë që të sjellë teknologjinë e saj të vetëdrejtimit në tregun e gjerë brenda pesë vjetëve.Është e cuditshme se si disa vite më parë, dukej sikur Google ishte në krye të konkurrimit, por tani, me kompani si Tesla, Mercedes dhe Audi të cilët po i afrohen vetëdrejtimit të plotë automatik, duket sikur Google po rrëshket në pjesën e pasme të konkurrimit./oranews.tv/