Gjymtyrët Bionic-E, e ardhmja e bioteknologjisë
Banori i Kolorados Les Baugh është shndërruar në fytyrën e re të teknologjisë bionike teksa kërkuesit nga johns Hopkins e kanë pajisur atë me 2 gjymtyrë të teknologjisë më të fundit nën kontrollin e drejtpërdrejtë të trurit të tij.Jo vetëm që ky është një evolucion për gjymtyrët fallco modern, por gjithashtu ka arritur të kapë imagjinatën e miliona njerëzve për shkak se, mbi të gjitha duket e bukur dhe së dyti sepse ilustron qartë ekuivalencën e biologjisë dhe teknologjisë.Pamja e njeriut të pajisur me dy gjymtyrë modular prostetik, me të vërtetë që ja arrin qëllimit. Ne tashmë jemi në rrugën e duhur drejt llojit bionike që sfidojnë konceptin tonë mbi njerëzimin.Nëse dëshironi të lëvizni një krah të bërë nga qeliza të vdekura ose nga fibra karboni, ju gjithmonë filloni me të njëjtën mënyrë. Në fillim vjen stuhia e aktiviteti neural e lidhur me një veprim të veçantë dhe kjo strukturë njihet nga një rrjet me lidhje qoftë neuronesh ose elektrodash, më pas e drejtuar në një destinacion të duhur.Shumica e personave të gjymtuar do të duhet të përdorin metodën me elektroda, por Baugh ishte mjaftueshëm me fat që kishte disa nga nervat e gjallë të mbetur në shpatullat e tij.Duke përdorur një teknikë të quajtur rinervim i shënjestruar, kërkuesit e lejojnë trurin e tij të bëjë njohjen e sinjaleve dhe përhapjen vetë, duke kapur urdhrat e muskujve në shpatull, kur ata kanë ridrejtuar nervat në mbetje të papërdorura të muskujve të krahëve.E vetmja diferencë e vërtetë mes të bërit këtë gjë dhe përdorimit të elektrodave kraniale është se kapërcimi digital i Baugh është thjesht nga shpatulla në krah, në vend që të jetë nga truri në krah dhe është gjithashtu më e lehtë për të lexuar sinjalet motorike sapo trupi i ka kaluar ato nga truri i zhurmshëm.Megjithatë, sapo një sinjal motor të arrijë në formë dixhitale ose kimike, qëllimi stimulon ose proteinat motor në muskul ose motorët elektrikë në gjymtyrët bionike dhe në këtë mënyrë arrihet lëvizshmeria.Duke marrë parasysh se krahu juaj i vërtetë nuk ndjen asgjë ka një diferencë të vogël në funksionalitet mes levizjes bionike dhe biologjike. Skuadra e John Hopnkins ka treguar se mund të përdoren dy krahë të tillë në të njëjtën kohë, madje Baugh ka treguar se njerëzit mund të përshtaten ndaj sfidave shumë shpejt, megjithëse nuk ka patur ndonjëherë dyshim se teknologjia mund të dyfishohej.Por, ka ende shumë punë për të bërë drejt perfeksionimit të kësaj teknologjie. Aktualisht, Baugh duhet të zgjedhë secilin kyç specifik që ai dëshiron të përdorë njëri pas tjetrit, cka do të thotë se për të kapur një objekt, ai ende duhet të lëvizë shpatullen e tij në këndin e duhur, më pas bërrylin dhe më pas kycin dhe gishtat.Për të zëvendesuar funksionin e plotë të gjymtyrës, do të duhej të kontrollonit të paktën një duzinë muskujsh në mënyrë simultane dhe në mënyrë të pavarur. Shkencëtarët janë duke e ndjekur këtë qëllim me shpejtësi, që tani duke menduar mbi dizajnin e gjymtyrëve të së ardhmes, megjithëse sapo kemi hyrë në atë që mund të quhet gjenerata tjetër e tyre.Kërkuesit e John Hopkins kanë shpresa të mëdha për të ardhmen, duke thënë se puna e tyre hedh dritë mbi një krah bionik mjaftueshëm të shkathët sa për të luajtur piano. Gjymtyrët peshojnë sa një krah normal dhe skuadra dëshiron ta mbulojë me një material si lëkurë në mënyrë që të mos duket në publik. Kjo nuk është planifikuar ende që të jetë lloji i një lëkure bionike që ndjen, e cila aktualisht po zhvillohet nga laboratore të tjerë në botë, por nuk ka asnjë arsye që të dyja teknologjitë të mos funksionojnë bashkë në të ardhmen./oranews.tv