Genecobus, autobusi bio, funksionon me jashtëqitje

Bio autobusi i parë i mbretërisë së bashkuar funksionon përmes gazit biomethan, i cili gjenerohet përmes trajtimit të jashtëqitjeve.Me një serbator të plotë, autobusi mund të udhëtojë deri në 186 milje, ndërkohë që prodhon deri në 30 përqind më pak emisione krahasuar kjo me autobusët që funksionojnë përmes naftës.Autobusi miqësor me ambjentin, ka filluar shërbimin e rregullt te hënën dhe pritet të transportojë rreth 10 mijë pasagjerë në muaj, nga aeroporti i Bristol dhe qyteti historik i Bath.Autobusi fuqizohet nga njerëzit që jetojnë në zonën lokale, përfshirë me shumë gjasa edhe ata që gjenden në autobus, thotë Mohammed Saddiq nga Geneco, kompania e cila drejton ndërmarrjen e përpunimit të jashtëqitjeve dhe që ofron karburantin për këtë autobus.Ai thotë se jashtëqitjet vjetore të një personi mund të fuqizojnë autobusin për rreth 37 milje. Por mos u shqetësoni, pasi aromërat e këqija nuk janë një problem.Gazi biometan gjenerohet nga jashtëqitjet duke përdorur baktere të cilat zbërthejnë bio jashtëqitjet në metan dhe dioksid karboni. Përmes këtij procesi, papastërtitë eleminohen për të prodhuar emisione pa aromë, thotë Saddiq.Bioautobusi është shpikja më e fundit që demonstron se jashtëqitjet njerëzore mund të jenë një burim i vlefshëm i energjisë se gjelbër.Në mbretërinë e bashkuar, jashtëqitjet njerëzore përdoren për të ngrohur mijëra shtëpi. Ekspertet vlerësojnë se biometani i prodhuar nga jashtëqitjet mund te zëvendësojë rreth 10 përqind të nevojave për gaz në mbretërinë e bashkuar nëse mbetjet e të gjithë kombit përdoren në kapacitet të plotë./oranews.tv/