Teste tek qentë për të zbuluar jetëgjatësinë
Synimi për pavdekshmërinë është një nga qëllimet e përjetshme të njeriut. Në këtë drejtim, një grup shkencëtarësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke planifikuar teste në qen shtëpiak për të parë nëse një drogë e përdorur zakonisht në transplante organesh mund të ndihmojë në zgjatjen e jetës se tyre.E zhvilluar si një drogë anti refuzuese për pacientet që sapo kanë ndërmarrë një transplant veshkash, rapamycin ka treguar së fundmi se mund të rrisë jetëgjatësinë e minjve me më shumë se 10 përqind.Nuk është thjesht jetëgjatësia që rritet por shumë degradime të tjera që lidhen me moshën janë gjithashtu të përmirësuara nga rapamycin, thotë Matthew Kaeberlein, profesor i asociuar i Patologjisë në Universitetin e Washingtonit, Seattle.Kështu pra, funksioni kardiak përmirësohet, kanceri duket se shtyhet, funksionet imune, të paktën deri në njëfarë pike, përmirësohen, gjithashtu edhe funksionin kognitiv përmirësohet.Sipas shkencëtarëve, droga funksionon duke shenjëstruar një proteinë që rregullon ritmin me të cilin qelizat në trup riprodhohen, ndërkohë që rrit aftësinë e tij për të menaxhuar dhe ricikluar mbetjet.Pretendimi i tyre është se nëse kjo drogë rezulton efektive tek qentë, mund të funksionojë edhe tek njerëzit gjithashtu dhe mund të rezultojë një pikë kyce në fushën e mjekësisë parandaluese.Kjo është një përqasje shumë më efikase ndaj promovimit të shëndetit sesa pritja deri sa njerëzit të jenë të sëmurë me një sëmundje dhe kurimi i sëmundjes në atë pikë, thotë Kaeberlein.Ata besojnë se qentë shtëpiake mund të ofrojnë një test më realist se minjtë e laboratorit për mënyrën se si droga funksionon tek njerëzit, teksa kafshët shtëpiake janë subjekt i të njëjtave influenca ambjentale dhe të njëjtave sëmundje që lidhen me moshën si të zotërit e tyre.Një nga gjërat më të bukura mbi qentë është mënyra se si ata janë më të larmishëm se cdo lloj specie tjetër në planet. E gjitha që ju duhet të bëni është të vendosni një Great Dane dhe një Chihuahua krah për krah dhe edhe një femije i vogël mund tju thotë: po, kjo është një specie me të vërtetë e larmishme, thotë Daniel Promislov, profesor i patologjisë dhe biologjisë në Universitetin e Washingtonit.Kërkuesit shpresojnë se testi, i cili do te ndërmerret mbi një dyzinë qensh, do të prodhojë rezultate të shpejta, si në efektet e drogës mbi funksionin e zemrës dhe masave të tjera te shëndetit, ashtu edhe në efektet anësore të mundshme./oranews.tv/