Fotografimi i koraleve nënujore të oqeaneve për t'i shpëtuar nga zhdukja
Shkencëtarët janë duke lajmëruar se shelfi koralor i Tokës mund të zhduket brenda 100 viteve ose më pak nëse asgjë nuk bëhet për të ngadalësuar ndryshimet klimaterike dhe pushtimin e detit nga njeriu.Qindra miliona njerëz në të gjithë botën varen nga shelfi detar për ushqimet e tyre ose edhe për sigurimin e jetesës se tyre.Të përballur me këtë kërcënim, një grup shkencëtarësh nga Australia janë duke ndërmarrë një vëzhgim fotografik në shkallë të gjerë ndaj Trekëndëshit Koralor të Azisë Juglindore, duke përdorur teknologji shumë të lartë për të mbledhur indikatorë kyc si shëndeti, diversiteti, reduktimi apo elasticiteti.Ajo që ne po bëjmë ndryshe është se po marrim shumë më shumë foto me aparatin tonë me motor të brendshëm dhe ne po i analizojmë ato dhe shpresojmë se do te kemi një analizë shumë më të shpejtë në mënyrë automatike pikërisht për këto pamje.Arsyeja se pse kjo është e rëndësishme është sepse shkenca e shelfit koralor thjesht nuk po e analizon mjaftueshëm sipërfaqjen e shelfit koralor në mënyrë që të jetë e aftë të kuptojë se çfarë po ndodh, thotë Benjamin Neal, drejtuesi i kërkuesve në Instituin e Ndryshimeve Globale në Universitetin e Queensland.Tradicionalisht, biologët detarë ndërmarrin masa të thjeshta filmike për të vëzhguar shelfet. Por kamera e përdorur nga grupi kërkimor, e quajtur Catlin Seaview Surevey, SVII udhëton në 4 kilometra në orë, duke marrë imazhe 360 gradë çdo tre sekonda.Fotot më pas bashkohen bashkë dhe publikohen online. Shkencëtarët besojnë se të dhënat e besueshme janë një hap i parë vital drejt zbutjes së impaktit të njerëzve në shelfe.Ka ardhur koha për të ndërmarrë veprime të rëndësishme sepse këto janë me të vërtetë fakte te rëndësishme të cilat ndikojnë aftësinë bazike të koraleve për të mirëmbajtur jetën e tyre.Dhe nëse ne nuk bëjmë ndonjë gjë për këtë fakt, do të ketë patjetër një efekt mbi shelfet botërore të koraleve, thotë Benjamin Neal, nga Instituti.Databaza e parë e këtij lloji është e aksesueshme në mënyrë të lirë online, duke lejuar shkencëtarët përreth botës për të bashkëpunuar mbi të kuptuarit e ndryshimeve në shelfet korale si rezultat i shfrytëzimit, ndotjes dhe ndryshimeve klimaterike.Mendohet se mes një të tretës dhe gjysmës se koraleve përreth botës janë humbur në 50 vitet e fundit./oranews.tv/