Të vendosësh një material natyral bimor në paketimin e ushqimit
Shumica e ushqimit që blejmë është i paketuar. Ditët e sotme, shumica e paketimeve vijnë nga petrokimikatet dhe nuk janë të degradueshëm biologjikisht.Për të adresuar këtë problem, kërkuesit shkencëtarë të cilët punojnë në projektin europian Succipack janë duke testuar paketimin e bërë nga PBS ( polibutilene succinate), një material natural që vjen nga bimët.Kompania franceze Leygatech është pjesë e projektit dhe tani prodhon një pjesë të vogël të paketimit të saj duke përdorur pikërisht PBS.Si funksionin procesi?Për të filluar me procesin, kokrriza të vogla merren në gjendjen e tyre fillestare nga mbetjet e panxharit, grurit dhe misrit.Pjesët e hedhura përdoren mjaftueshëm sa për të mos interferuar me prodhimin e zakonshëm agrikultural.Ato më pas futen në makineri, ngrohen dhe kompresohen.Materiali fryhet dhe kthehet në një flluskë të madhe, e formuar nga një cipë e hollë. Sapo ftohet cipa, është gati për tu përdorur dhe mbështillet në tuba të mëdhej.Por pse është e nevojshme të prodhohet paketim me origjinë bio?Koordinatori i projektit Succipack Christophe Cotillon nënvizon disa nga përfitimet e paketimit PBS.“Avantazhet e këtij paketimi me origjinë bio janë: e para që është i degradueshëm biologjikisht, cka është shumë e rëndësishme, e dyta se eventualisht do të zëvendësojë paketimin petrokimikal”, shpjegon ai.“Teksa burimet e naftës zvogëlohen, ne do të duhet të gjejmë mënyra të tjera për të prodhuar paketimin. Fabrika do të jetë e aftë të përdorë të njëjtën makineri, nuk do të ketë nevojë të blejë të tjera dhe do të përdorë gjithashtu të njëjtën teknologji.”Cipa testohet për rezistencë mekanike, impaktin dhe grisjen. Qëllimi i saj është të parandalojë ushqimin nga degradimi, duke rritur në këtë mënyrë jetëgjatësinë e tij.Kreu i laboratorit Leygatech Marion Monchalin flet mbi procesin e testimit.“Sot ne po testojmë fuqinë e materialit duke hedhur një peshë mbi cipë. Ne gjithashtu prodhojmë këtë produkt këtu, është nje cipe mbrojtëse, e cila ruan vajin e ullirit dhe limiton oksidimin. Dhe ne jemi të aftë të ruajmë vajin e ullirit për vite”, thotë ajo.Në përmasa botërore, synimi i projektit Succipack është të përdorë sa më shumë biomasën vegjetale të nënvlerësuar dhe të përdorur pak, si edhe të reduktojë madhësinë e paketimit.Është një program afatgjatë. Por kërkuesit shpresojnë, që në të ardhmen, paketimi do të jetë plotësisht i ricikluar, duke u kthyer në natyrë si një perzjerje për të plehëruar tokën.