New York i së ardhmes, e vjetra drejt zhdukjes
Telefonat me pagesë kanë qenë një pjesë integrale e pamjes që ofron qyteti i New Yorkut për dekada. Por tani keto kabina transparente janë drejt evolimit.Në vitin 2015 ato do të modifikohen për të ofruar mijëra hot spote wireless përgjatë qytetit, duke ofruar në këtë mënyrë akses falas në internet.Shërbimi pritet të jetë 20 herë më i shpejtë se shpejtësia e zakonshme e internetit në shtëpi.Secila më pak se 3 metra e gjatë dhe 30 centimetra e gjerë, kabinat do të jenë pjesë e një plani të gjerë të qytetit të quajtur Linknyc.Ato do të jenë të afta të ofrojnë akses në internet për afro 250 pajisje brenda një rreze prej 45 metrash, me mundësinë për të shtuar më shumë në zona me trafik.Për më tepër, ato do të shërbejnë gjithashtu si stacione karikimi për pajisjet mobile. Përdoruesit do të jenë të aftë të aksesojnë shërbimet e qytetit dhe hartat interaktive si edhe gjithashtu të bëjnë telefonata kombëtare falas.Rrjeti do të kushtojë rreth 200 milion dollarë për tu ndërtuar. Sidoqoftë, parashikohet që kabinat do të gjenerojnë rreth 500 milion dollarë të adhura nga reklamat për qytetin për 12 vitet e ardhshme.Linknyc i parë do të jetë gati në fund të vitit 2015, me 10 000 kioska të instaluara në të gjithë qytetin.Duke qëndruar me teknologjinë e re të New York, një Billbord gjigand është ndezur së fundmi në sheshin ikonik Times Square.Afërsisht në gjatësinë e një fushe të futbollit amerikan dhe rreth 8 kate e lartë, është duke u promovuar në billbordin dixhital më të madh dhe më të shtrenjtë të sheshit.Mega ekrani është dizenjuar duke përdorur teknologjinë me te avancuar. Clear Channel Outdoor është kompania e cila po shet edhe hapësiren reklamuese në ekran.Kështu që, kjo do të ketë të gjitha karakteristikat më të mira për momentin. Do të ketë gjithashtu edhe kamera për turmën, ku kamera do të shohë turmën dhe turma më pas do të jetë duke ndërvepruar me ekranin.Do të ketë aplikacione mobile, kështu që do të mund të ndërveproni me pajisjen tuaj mobile, do të ketë aftësi transmetuese dhe sic mund ta shihni, është kontrasti më i lartë i cdo gjëje që mund të shihni në Times Square, shpjegon Harry Coghlan, president dhe menaxher i përgjithshëm i degës së New York për Clear Channel Outdoor.Billbordi është i vendosur në mënyrë ideale në një nga zonat më të vizituara në botë. Sipas të dhënave nga Times Square alliance, 300 000 këmbësorë futen në këtë zonë në ditë, cka do të thotë se është një vend shumë tërheqës për reklamuesit./oranews.tv/