Simulatori shpend, ndjesia e parë virtuale e fluturimit

Njeriu është përballur me shumë sfida në synimin e tij të përjetshëm për të fluturuar si një shpend.Shumë larg nga një realizim i plotë i kësaj ëndrre, simulatori i fluturimit si një shpend, i zhvilluar nga një skuadër nga universiteti i Zyrihut, e zhyt përdoruesin në një eksperiencë gjithpërfshirëse, virtuale.Pajisja duket si një tavolinë masazhi futuriste me përdoruesit që qëndrojnë të shtrirë përmbys në një kornizë të zgjatur. Ata vendosin një pajisje tjetër të quajtur Oculus Rift, së bashku me kufjet përpara se të zgjasin krahët në ato që në thelb janë krahë shpendësh.“Ndonjëherë është e frikshme, për shembull kur ju zhyteni, në drejtim të tokës. Ju po drejtoheni drejt tokës me të vërtetë shumë shpejt. Është një ndjesi e mrekullueshme”, thotë studenti i dizajnit Fabian Troxler.Sipas shpejtësisë të përdoruesit, simulatori rregullon erën ballore me një ventilator. Feedbacku i nuhatjes është i bazuar në ndryshimin e skenës dhe varion nga aroma e një pylli, në atë të tokës ose aroma të tjera të jashtme.Krijuesit e kësaj pajisje, thonë se ka qenë një projekt me të vërtetë i gjatë i cili filloi me disa prototipe.“Ka qenë shumë e lodhshme. Ne ishim nën presionin e madh të kohës. Ishim vetëm 3 ose 4 nga ne që po punonim me këtë projekt dhe ne bëmë gjithcka nga fillimi deri në fund, elektronikën, softwarin, hardwarin. Ishte një punë shumë e madhe”, thotë drejtuesi i projektit Max Rheiner.“Ata shpresojne që simulatori nuk do të japë vetëm një eksperiencë unike të realitetit virtual por gjithashtu do të ndihmojë të rriste ndërgjegjësimin mbi mbrojtjen e specieve të shpendëve në rrezik zhdukje.Ne kishim një sesion me ide dhe ne vendosëm se nuk kishte një mënyrë me të mirë për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e mbrojtjes së shpendëve si edhe për të afruar vizitorët me mrekullinë e fluturimit, se sa të ndërtonim një simulator që do ti lejonte ata të fluturonin si një shpend”, thotë Max Rheiner.Falë teknologjisë së shekullit 21, njeriu mund të jetë më në fund afër plotësimit të dëshirës së tij pa i djegur krahët. E gjiihë kënaqësia, adrenalina dhe madje edhe aroma pa rrezikun e përplasjes, thjesht me riskun e të dukurit pak i cuditshëm./oranews.tv/