LeWeb Paris: Një forum për risinë dixhitale

Një dekadë pasi u lancua, LeWeb në Paris është shndërruar në vendin ku duhet të jeni kur vjen puna tek inovacionet dixhitale. Edicioni i këtij viti tërhoqi më shumë se 3 mijë pjesëmarrës nga 85 vende të ndryshme.Rritja e dronëve komercialë dhe impakti i teknologjive të reja në sektorin e kujdesit ndaj shëndetit ishin vetëm disa nga trendet e adresuara në konferencën e këtij viti.Po pjesëmarrësit nuk ishin aty vetëm për fjalimet frymëzuese. Ky është vendi ku kanë lindur shërbime si Uber apo Square.Në LeWeb ju keni cdo gjë që ju nevojitet për të filluar një biznes. Ju mund të keni idenë, më pas ju mund të gjeni skuadrën: njerëzit vetëpunësohen në këtë vend dhe formojnë partneritete me njëri tjetrin.Më pas ju mund të gjeni paratë: ka shumë investitorë të cilët janë të gatshëm për të siguruar fonde për iniciatorët, thotë bashkë themeluesi i LeWeb, Loic Le Meur.Firma franceze Withings, një lider në revolucionin e shëndetit të ndërlidhur, ka kaluar një rrugë të gjatë që nga të qenit iniciatorë. Duke miksuar modën në të veshur dhe funksionalitetin dixhital, pajisja e tyre e re, byrzylyku dixhital për fitness Activite, është i përfshirë në një orë zviceriane elegante.Kjo pajisje lidhet me smartphonin tuaj dhe shton jetëgjatësinë e baterisë me rreth 8 muaj. Në Withings, ne po shohim mënyrat se si mund të ofrojmë mjetet të cilat ju do të përdorni në një periudhë afatgjate, shpjegon bashkëthemeluesi dhe drejtuesi i Ëithings Cedric Hutchings.Kështu që ne me të vërtetë që e kthejmë ekuacionin për së mbrapshti dhe ne themi: le të dizenjojmë një orë të bukur që mund të përdoret në përditshmëri sepse është një orë e bukur dhe e thjeshtë, por që do t'ju mundësojë të gjithë sensorët dhe informacionin e duhur.Dhe nëse nuk mbani me vete një orë, ndoshta bluza e zgjuar e OMsignal është diçka e duhur për ju. E pajisur me sensorë të cilët monitorojnë frymëmarrjen, rrahjet e zemrës dhe numërojnë hapat e më pas e dërgojnë këtë informacion në iPhonin tuaj, ky inovacion është marrë tashmë si nga ikona e modës Ralph Lauren për bluzat e tij të ashtuquajtura smart polo.Ne mendojmë se do të ketë një konvergjencë mes botës së teknologjisë dhe botës së modës. Nëse ju do të vishni diçka në trupin tuaj, qoftë kjo dicka që quhet veshje ose ndonjë gjë tjetër, duhet të ketë lidhje me modën. Ju bëni zgjedhjen se si të përkufizoheni në një farë mënyre, ka të bëjë me vetë ekspresivitetin, thotë bashkë themeluesi dhe drejtuesi i OMsignal, Stephane Marceau./oranews.tv/