“Microsoft” fillon të pranojë monedhën virtuale bitcoin

Gjiganti informatik amerikan, “Microsoft”, filloi sot të pranojë përdorimin e monedhës virtuale bitcoin për blerjen e disa prej produkteve të veta elektronike në SHBA.“Që nga sot në SHBA, mund të shkëmbejmë bitcoin me vlerën e tyre të tregut, dhe t’i shtojmë në llogarinë Microsoft”, njoftoi kompania në një nga blogët e saj zyrtar.Këto fonde më pas mund të shërbejnë për të bërë blereje në intenret në faqen e “Microsoft”-it, për aplikacione, lojra për “Xbox”, për të blerë muzikë si dhe për të blerë filma.Kompania informatike po bashkëpunon me platformën e specializuar “BitPay” dhe përdorimi i monedhave bitcoin mbetet i limituar deri në vlerën e një mijë dollarëve në ditë.Bitcoini është një monedhë virtuale e krijuar në vitin 2009 nga një ose më shumë informaticienë të mistershëm të fshehur mbrapa pseudonimit Satoshi Nakamato.Kjo monedhë mundëson blerjen e produkteve të ndryshme në internet në ato kompani apo persna që e pranojnë si metodë pagimi. Por kjo nuk është një monedhë e vërtetë e menaxhuar nga një bankë qendrore.Çmimi i saj është shumë i lëvizshëm, deri tani ka pësur shumë luhatje të forta dhe bitcoini ka tërhequr një reputacion disi negativ për shkak të mungesës së transparencës, që e bën tërheqëse për kriminelët, apo në ngjarije si ajo e falimentimit të platformës së shkëmbimit “MtGox”, që u detyrua të ndërpresë veprimet e saj pas një sulmi informatik që zhduku më shumë se 600 mijë biticoin. Aktualisht një biticoin shkëmbehet me 357 dollarë.Marrë nga: ATA