Koncerti i Vjenës flet shqip katër minuta për 2015, Rama: Ogur i mirë

Koncerti i Vjenës tërheq çdo vit miliona shikues në të gjithë botën. Por këtë vit, katër minuta me "shpirt shqiptar" kanë çuar peshë zemrat e të gjithë bashkëkombasve tanë.Një mozaik me motivet më të bukura shqiptare u ndoq nga miliona njerëz, i përcjellë nga violinisti shqiptar Shkëlzen Doli.I lindur në Elbasan, por i rritur në Gjakovë, Doli përfaqëson më së miri të gjithë shqiptarët në trojet e tyre, duke dhënë një mesazh mjaft domethënës.Po aq të shkëlqyer ishin në violinçelë Edison Pashko, në klarinetë Hekuran Xhambali, ndërsa koreografia shqiptare u përfaqësua me balerinin Eno Peçi.Emocionet e këtij koncerti i ka ndarë edhe kryeministri Rama, duke postuar videon në faqen e tij në fb.

Pavarësisht origjinës së tij të dyshimtë si një tribut për nazizmin kur nisi për herë të parë në vitin 1939, koncerti i Vjenës për Vitin e Ri konsiderohet si një ndër shfaqet më të rëndësishme dhe më të ndjekura në Europë dhe në botë, me një audiencë rreth 50 milionë shikues çdo vit.