Shefi i kapitenerisë: "Iliria"e kontraktuar nga italianët
Shefi i kapitenerisë së portit Vlorë, Dionis Andoni hedh poshtë akuzat e Prokurorisë italianë se rimorkiatori "Iliria" ka qenë i paautorizuar për ndërhyrjen në tragetin në flakë “Norman Atlantic”.“ Kjo anije ka hyrë në tratativa direkte me përfaqësuesin e mjetit që është në djegie dhe ka kërkuar të qëndrojë larg brigjeve shqiptare dhe pasi të mbarojë zjarrin ta marrin dhe ta çojnë në destinacionin e kërkuar”.Sipas Kapiten Andonit, vdekja e dy marinarëve ishte një aksident detar i ndikuar prej vështirësive si pasojë e motit të keq.“Dëshira e tyre ka qenë për të dhënë ndihmesën maksimale që kjo anije të qëndrojë larg ujërave shqiptare për të mos qenë një bombë ekologjike, një nga aksidentetet që ndodh në kushtet e një moti të rëndë.Nga një gabim i vogël teknik apo situatë e vështirë, që ne ende se kemi përcaktuar, ka ndodhur ky aksident detar”.Dy marinarët shqiptarë Petrit Jahaj dhe Edmond Hila 59 dhe 57-vjeç humbën jetën në orët e para të së martës, gjatë përpjekjeve për të rimorkuar tragetin "Norman Atlantik".Bashkë me dy marinarët shqiptarë, bilanci i viktimave të tragetit shkon në 13, ndërkohë që ka paqartësi rreth numrit të personave të zhdukur.[caption id="attachment_444271" align="alignright" width="640"]
Në foto: Shefi i kapitenerisë së portit Vlorë, Dionis Andoni[/caption]