Rama me gazetarët: Nuk kam ndërmend të rri gjatë në këtë detyrë
“E di që shumëkush mendon se e tepëroj që dal shumë në televizor, por duhet t’ju ngushëllojë fakti që nuk kam ndërmend të rri shumë gjatë në këtë detyrë.”Me këtë batutë në konferecën e fundvitit me gazetarët, Edi Rama ka konfurmuar se misioni i tij nuk është të qendrojë gjatë në pushtetit, por aq kohë sa për të realizuar reformat për të bërë shtet.“Dua që ta përdor pushtetin për të bërë reformat që nuk janë bërë në 20 vjet, punët që duheshin bërë prej 20 vjetësh, ndryshimet që njerëzit kanë 20 vjet që i presin, por nuk i shohin sa dhe si i dëshirojnë dhe jo të përpiqem të zgjas sa më shumë qëndrimin në pushtet duke u konsumuar nga pushteti deri në pikën që larg qoftë bëhem i ngjashëm me paraardhësin tim që ja solli në majë të hundës të gjithë shqiptarëve”, tha Rama.Duke e pranuar dobësinë e tij se nuk flet dot shkurt, kryeministri nuk e kuresu një konferencë për afro 2 orë, ku bëri bilancin e qeverisjes së 2014, dhe duke paralajmëruar aksionin e radhës. Betejën për ti vënë fre mospagimit të sigurimeve shoqëore të institutcioneve buxhetore dhe jo buxhetore.“Operacioni i lidhur me sigurimet shoqërore do të shpallet edhe do të nisë duke bërë publike situatën, një situatë e pabesueshme. Punonjës të shtetit të cilët i kanë marrë paratë për sigurimet shoqërore dhe nuk i kanë derdhur. Mbi 1 mijë institucione buxhetore, institucione jo buxhetore e njëjta situatë, kompani private pafund”, u shpreh Rama.Shefi i qeverisë, shprehu keqardhje që nuk mund të kishte opozitën të parën në listën e falenderimeve të fundvitit, por bëri këtë autokritikë“Duhet të kishim qenë edhe më të duruar me opozitën sidomos në kuvend, opozitën nuk e zgjedhim, e kemi dhe sado e mprapsht të na duket apo edhe të jetë në të vërtetë ajo, i takon qeverisë të jetë në cdo hap e dinjitetshme në sjelljen ndaj opozitës.”Dhe duke rrëzuar ccdo akuzë të opozitës, kryeministri shprehu bindjen se shuimica parlamentare ia kishte dalë të përmbushte objektivat e saj, duke ulur taksat për 97 përqind të shqiptarëve, punësimin e 82 mijë personave, duke shtuar paratë në xhepat e shqiptarëve dhe duke rritur ekonominë e vendit .