Kritiku i Kremlinit Alexei Navalny dënohet 3.5 vjet burg, lirohet me kusht

Një gjykatë ruse shpalli fajtor aktivistin politik Alexei Navalny për mashtrim në shumën 500 mijë dollarë të një kompanie franceze kozmetike.Gjykata e dënoi me 3 vjet e gjysmë burgim, por e liroi me kusht avokatin 38-vjeçar, një dënim ky shumë më i ulët se ndëshkimi me 10 vjet burg që kishin kërkuar prokurorët. Edhe vëllai i Navalny, Olegu mori të njëjtin dënim, por u dërgua në burg.Gjykata pritej ta jepte dënimin më 15 janar, por e shpalli vendimin më herët pa dhënë shpjegim për ndryshimin e datës.Një faqe në Facebook, e krijuar me thirrjen për protesta në 15 janar, në datën e planifikuar fillimisht për shpalljen e dënimit, kishte tërhequr dhjetëra mijëra përkrahës.Navalny doli nga gjykata pas shpalljes së vendimit dhe u bëri thirrje përkrahësve të vazhdojnë protestat. Navalny ka qenë në “arrest shtëpie” që nga muaji shkurt për pjesëmarrje në një protestë pa leje.