Aksident në gjermani, 4 viktima, 40 të plagosur

Përplasja e fortë e një makine me një autobus në Gjermani ka shkaktuar 4 të vdekur dhe më shumë se 40 të plagosur. Sipas policisë vendase, aksidenti ndodhi në autostradën afër Bad Hersfeld të Gjermanisë qendrore. Përplasja e fuqishme bëri që autobusi të binte nga disa metra lartësi.Sipas informacioneve të autoriteteve gjermane, autobusi ishte I mbushur plot me pasagjerë gjermane, të cilët ishin nga pjesët jugore të vedit.Paraprakisht mendohet se shkak I aksidentit të jetë edhe ngrica në rrugë, pas temeperaturave të ftohta që kanë përfshirë Gjermaninë ditët e fundit.Shumë qytete si Berlini dhe Mynih janë zbardhur nga dëbora , ku shpesh trafiku është rënduar dhe disa akse rrugore kanë qenë në kushte të keqia për të udhëtuar.