Masakër në Kanada, vret me armë 8 anëtarë të famijes dhe vetëvritet
Vret 8 persona të familjes dhe më pas ka qëlluar edhe veten.Ngjarja e rëndë është regjistruar në qytetin perëndimor, Edmonton të Kanadasë dhe sipas policsë bëhet fjalë për një rast të dhunës në familje nga një person me probleme mendore.Policia tha se vrasja e 2 fëmijëve, 4 grave dhe 2 burrave ishte kryer nga një person me depresion, i cili më vonë e vrau edhe vetveten. Fëmijët ishin nën moshën 10 vjeçare.Vrasësi i dyshuar i ka vrarë viktimat në dy vende të ndryshme gjatë dy ditëve në Edmonton, e pastaj është larguar nga ky qytet dhe ka vrarë veten në një restorant në një vendbanim të afërt.Shefi i policisë së Edmontonit vlerësoi se kjo ishte "vrasje masive e pakuptimtë", ndërsa ky ishte icidenti më vdekjeprurës në historinë e qytetit."Vrasjet nuk janë bërë nga ndonjë bandë dhe nuk ka rrezik për publikun e gjerë, por janë incidente tragjike si pasojë e dhunë snë familje”, tha ai.Vrasje te tilla "masive" në Kanada janë shumë të rralla. Në qytetin Edmonton, me 878.000 banorë gjatë 2013 janë regjstruar 27 vrasje, por ngjarja e fundit është tragjedia më e madhe që prej 1956 ku u vranë 6 persona.