2-vjeçari vret aksidentalisht nënën e tij, e qëllon me pistoletë
Një grua është qëlluar aksidentalisht, duke gjetur vdekjen e menjëhershme në një supermarket në veri të Idahos, nga vetë djali i saj vetëm dy vjeç.Sipas sherifit të Kontesë, dy vjeçari ka tërhequr nga çanta e nënës pistoletën e saj dhe e ka shkrehur rastësisht.29-vjeçarja po bënte pazar në market, ndërsa fëmija ishte ulur në karrocën e ushqimeve, aty ku gruaja kishte lënë edhe çantën e dorës.Zyra e sherifit Ben Uolfinger tha se investiguesit ende po mbikqyrin skenën e krimit, në departamentin e materialeve elektronike të marketit."Është një incident vërtet i trishtë që ndodhi pikërisht në prag të Vitit të Ri. Ne po bashkëpunojmë me zyrën e sherifit për të kuptuar dhe investiguar këtë që ndodhi" tha zëdhënësja e supermarketit Walmart, Brooke Buchanan.Sipas saj, supermarket është mbyllur për shkak të inspektimit të policisë dhe do të qëndrojë i tillë derisa sa investigimi të marrë fund.