2014 shteroi xhepat e shqiptarëve, 54% më të varfër se në 2013

Kur kanë mbetur dhe pak orë nga ndërrimi i viteve, 2014 duket se do të mbahet mend nga qytetarët shqiptarë si viti që dobësoi buxhetin e tyre familjar.Ky është rezultati i sondazhit të Ora News, i hapur që prej 15 dhjetorit 2014, pjesë e të cilit janë bërë 9.886 votues deri në orën 08:00 të mëngjesit të së mërkurës së 31 dhjetorit.Pyetjes se “Si e mbyllni këtë vit në krahasim me 2013”, 54% ose 5.354 persona i janë përgjigjur më të varfër, 37% ose 3.669 persona më të pasur dhe 9% ose 780 persona njësoj.4Sondazhi do të vijojë të jetë i hapur edhe përgjatë ditës së sotme, ku ju mund të bëheni pjesë e tij përmes votimit online në faqen tonë zyrtare http://www.oranews.tv/.Faleminderit që vazhdoni të na ndiqni dhe të jeni pjesë e rrugëtimit tonë.RTV Ora News falenderon të gjithë votuesit e sondazhit, vizitorët e faqes, me urimin që në 2015 të jemi edhe më shumë.Gëzuar festat, një vit i mbarë dhe i begatë për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.