Vendi paralizohet nga ngricat, Korça shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Dhjetor 2014, 09:09
Në qarkun e Dibrës është përkeqësuar situata prej motit të keq ku 40% e Komunave janë pa energji elektrike prej 4 ditësh në temperatura -17 gradë. Sipas krerëve të Komunave Trebisht, Ostren, Selisht, Lurë, Kalaja e Dodës dhe Fushë Alias, rrugët rurale nuk funksionojnë.Më problem janë dy fshatrat e thellë të komunës Zerçan, ku 150 banorët e Tërnovës së Madhe dhe Tërnovës së Vogël prej 5 ditësh nuk komunikojnë fare me Komunën, pasi nuk kanë bateri në telefonat celular.Ndërkohë qyteti i Bulqizës është pushtuar nga akulli. Madje si pasojë e kësaj të fundit një person rreth 40 vjec, ka rrëshqitur dhe ndodhet në spital me dëmtime në kokë.Ndërkohë në Qarkun e Korçës, ku paraditen e së mërkurës kanë rinisur reshjet e borës dhe era e fortë, prej ditësh mijëra banorë po qëndrojnë në errësirë për shkak të dëmtimit të linjave elektrike nga moti i keq.Mungon energjia elektrike në komunën Voskopojë, Vithkuq, 3 fshatra në Mokër dhe një fshat me 2500 banorë në Lezhnicë të Pogradecit. Banorët të revoltuar paralajmërojnë protesta. Temperaturat e ulëta që shkojnë deri në -13 gradë na e kanë vështirësuar shumë jetesën thonë banorët që shtojnë se keto ditë nuk kanë parë askënd të interesohet për ta.Kritike është situata në Qafë Thanë, Qafën e Qarrit në Ersekë, rruga e Voskopojës, Dardhës dhe Vithkuqit deri në qendër ku me vështirësi qarkullohet me zinxhirë. Mbeten të Izoluar Lekasi, Gjançi, Panariti dhe Malësia e Devollit, ku bora ka vajtur mbi 60 cm trashësi.Sot Prefekti mblodhi Shtabin e Emergjencave, dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për zonat e bllokuara nga bora. Akulli dhe bora i kanë bërë të padepërtueshme këto zona ku temperaturat janë -13 gradë Celsius, ndërsa në qytetin -10 gradë.Në Qarkun e Kukësit përveç borës, edhe ngricat kanë mbërthyer çdo pjesë të Kukësit, Hasit e Tropojës. Nga puna e borëpastrueseve është bërë e mundur hapja e rrugëve që lidhin qëndrat e Komunave: Malzi, Kolsh, Bicaj, Bushtricë, Tërthore, Shtiqën, Shishtavec, Grykë Çajë , Ujmisht, Topojan, Zapod, Kalis e Surroj.Nuk është hapur, ende, rruga për në qëndrën e Komunës Arrën, për shkak të largësisë dhe terrenit të thyer malor, zonë në të cilën trashësia e borës shkon deri në 1 metër. Ndërkohë Komuna Bytyç në Tropojë është pa energji elektrikeNdërkaq situata e rrugëve të brendshme në të tre Bashkitë e Qarkut Kukës, Krumë e Bajram Curri vazhdon të jetë problematike. Këto rrugë nuk janë hapur si duhet me mjetet borë pastruese dhe nuk është hedhur thuajse fare kripë.Në qarkun e Elbasanit për shkak të borës dhe ngricës, aksi Librazhd-Steblevë eshte i bllokuar, dhe po hidhet kripë e skorje per hapjen e tij. Aksi Elbasan-Gjinar ka prani ngricash ne rruge, qarkullohet vetëm me zinxhirë, policia e Elbasanit u bën thirrje mjeteve të mos kalojnë pa goma dimërore, në rast të kundërt, do të kthehen mbrapsht.Në Qarkun e Vlorës, Qafa e Llogorasë, e kalueshme vetëm më zinxhirë, trashësia e borës rreth 30 cm. Aksi Kote-Sevaster në vendin e quajtur Qafa e Dushkut dhe rruga Kote-Gjormë, të bllokuara nga bora. Rruga Gjirokastër-Sarandë në vendin e quajtur Qafa e Muzinës, e kalueshme me zinxhirë.Në qarkun e Shkodrës ka temperatura të uleta dhe në akset e Pukes dhe Malesise se Madhe ka ngrica që po trajtohen me kripe. Aksi Qafe Mali-Flet, bllokohet here pas here si pasoje e eres se forte qe e kthen boren ne rruge. Qarkullimi ne akset e Malesise se Madhe dhe ne aksin Qafe Mali Mali-Flet rekomandohet te behet me zinxhire.Në qarkun e Lezhës pothuajsë në të gjithë akset qarkullohen pa zinxhire. Rruga e Kombit eshte e hapur , por rekomandohet vënia e zinxhirëve 10 km para hyrjes sëTunelit. Gjithashtu rekomandohet kalimi me zinxhire edhe per akset Rrëshen-Qafë Benë dhe Shpal-Ura e Repsit.Në Gjirokastër ka ngrica vetem ne aksin Erind-Çajup dhe po hidhet kripe në vazhdimësi, qarkullimi bëhet vetëm më zinxhirë.Në Tiranë në akset Trau Dajt - Qafë Mollë - Bizë, Trau Dajt - Antena, Qafë Priskë - Shëngjergj ka ngrica ne rruge dhe behet sperkatja me kripë, ndërsa qarkullimi rekomandohet te kryhet me zinxhire.
ARRSH: Ja situata në rrugët e vendit sot