Rrëzimi i Air Asia, vijon operacioni për kërkimin e trupave të pajetë

Ka vijuar pa ndërprerje operacioni për kërkimin e trupave të pajetë të udhëtarëve të avionit të kompanisë Air Asia, që u përplas para tri ditësh me 162 njerëz në bord.Kërkimi me anije dhe helikopeterë vazhdoi megjithë motin e keq me erëra të fuqishme dhe dallgë të mëdha.Ekipet e shpëtimit nga Indonezia kanë gjetur të paktën 6 trupa, ndërsa zyrtarët kanë siguruar pamjet nga pajisjet speciale sipas të cilave avioni mund të jetë në fund të detit Xhava.Sipas së përditshmes Ëall Street Journal, përfaqësuesit e Agjencisë së shpëtimit të Indonezisë kanë thënë se pamjet tregojnë një avion të mbytur.Por, moti me stuhi nuk i ka lejuar zhytësit që të ndërhyjnë në këtë zonë. Avioni ishte zhdukur nga radarët, më 28 dhjetor, pak pasi ishte larguar nga Surabaja në Indonezi për në Singapor.Pjesa më e madhe e udhëtarëve në avion, të paktën 55 vetë, ishin shtetas të Indonezisë.