Avioni i zhdukur, ndëpriten kërkimet për “Air Asia” , shkak errësira

Indonezia ka vendosur të ndërpresë kërkimet për avionin e Air Asia , i zhdukur prej 16 orësh dhe do t'i rifillojë në orët e para të mëngjesit.Avioni me 155 pasagjerë në bord dhe 7 pjesëtarë të ekuipazhit u zhduk pak orë pas mesnate me orën europiane, pasi kishte kryer pjesën më të madhe të udhëtimit prej tre orësh nga qyteti indonezian Surabaja, për në Singapor.Në bord ndodheshin 155 indonezianë, tre koreanojugorë, një shtetas nga Singapori, një nga Malajzia, një britanik dhe piloti francez.Prej tyre 137 ishin të rritur dhe 17 fëmijë. Në aeroportin prej nga ishte nisur avioni, dhjetra familjarë të pasagjerëve janë mbledhur prej orësh për të pasur sa më shumë informacion.Ata kanë marrë mesazhe ngushëllimi nga Presidenti i Indonezisë, Joko Uidodo por edhe nga Papa Françesku në Vatikan, i cili u lut për ta në meshën e së dielës.Avionët ushtarakë indonezianë nisën kërkimet në det të ndihmuar edhe skuadra shpëtimi nga Singapori, Malajzia dhe Australia dhe India, por errësira i ka bërë të pamundur vazhdimin e operacionit.Nuk ka ende asnjë shpjegim për zhdukjen e avionit Airbus që operonte prej gjashtë vitesh, pasi i vetmi indikacion i deritanishëm është kërkesa e pilotit që të ngrihej në kuotën e 11 mijë metrave për të shmangur retë e dendura vetëm pak minuta para se të avioni të humbiste kontaktet."AirAsia Indonesia", pjesë e kompanisë Malaysia Airlines, ishte pezulluar në vitin 2007 për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Europian për çështje sigurie, por pezullimi ishte hequr në vitin 2010.Ky është incidenti i tretë për aviacionin malajzian, pas zhdukjes së avionit me 239 pasagjerë që po udhëtonte nga Kuala Lumpuri për në Pekin në mars të këtij viti dhe një tjetri të rrëzuar në Ukrainë në korrik, me 298 persona në bord.