Tjetër incident detar. Fundoset anija turke, dy të vdekur, 4 të humbur në det
Dy anije mallrash, një turke dhe një nga Belize, janë përplasur gjatë paradites vetëm një milje nga porti i qytetit italian Ravena, duke shënuar kështu incidentin e dytë të kësaj dite në ujërat e Adratikut pas anijes greke që mori flakë në orët e para të mëngjesit të së dielës.Sipas raportimeve të deritanishmë të autoriteteve, nga 11 pjestarët e stafit të anijes "Lady Aziza", 2 kanë humbur jetën dhe katër janë ende të humbur në det.Pesë të tjerët janë shpëtuar dhe iu është dhënë ndihma e shpejtë. Për momentin janë pezulluar kërkimet për katër të humburit e tjerë për shkak të kushteve të rënda atmosferike, që kanë detyruar anijet dhe helikopterin e zjarrfikësve të Bolonjës që të rikthehen në port.Dyshohet se përplasja ka ndodhur për shkak të kushteve të vështira të motit dhe shikueshmërisë së ulët në momentin që njëra prej anijeve po futej në port dhe tjetra po dilte.