Ishte arrestuar për vjedhje energjie, 52 vjeçari vetëvaret në burg
Një 52 vjeçar është vetëvarur në qelitë e burgut të Rrogozhinës. Qamil Zela i cili ishte arrestuar në tetor për akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike.Një 52- vjecar i arrestuar vetëm për 35 mijë lekë të vjetra është vetvarur gjatë mesnatës në qelinë e burgut të Rrogozhinës .Qamil Zela ishte arrestuar në 28 tetor pasi në banesë kishte vetëm një sahat nga dy që duhej të kishte sipas autoriteteve. Familjarët të hidhëruar kërkojnë që shteti ti jap fund burgosjes së njerëzve për energjinë.“Për 35 mijë lekë të vjetra është dëmi ekonomik” dhe po e mbanin në burg. 2 muaj padrejtësi. Na marrin në telefon e keni në morg na thonë, ka vrarë veten.”Familjarët tregojnë se gjykata ka zvarritur procesin duke mos i dhënë asnjë përgjigje. Ata deklarojnë se do ta ndjekin këtë çështje në mënyrë që ligjore duke kërkuar të nxjerrin para drejtësisë përgjegjësit për ngjarjen.Ata që kanë shkaktuar dëm ekonomik të gjobiten por jo të futen në burg. Tani kush mban përgjegjësi” deklaruan familjarët e Zelës të cilët sot paradite shkuan në morg për të tërhequr trupin.Qamil Zela ishte arrestuar në 28 tetor dhe sipas familjarëve ai nuk vuante më parë nga depresioni.Oranews.tv