Aeroplani për personat me aftësi të kufizuara (VIDEO)
Shumica e njerëzve e marrin fluturimin si të mirëqenë, por per pasagjeret me lëvizshmëri te kufizuar, fluturimi me avion mund te jete me te vertete nje sfide. Ditët e sotme, hipja dhe zbritja nga nje pajisje ajrore eshte shume e lehte se ne te kaluarën, por përdorimi i tualeteve eshte shpesh here nje problem per pasagjeret e lidhur me karrigen me rrota.Ne pajisjet e mëdha ajrore, tualetet jane përshtatur tashme me nevojat e tyre por ajo qe eshte e paprecedente eshte ky dizajn i ri i kabinës ne aeroplanë te familjes, Airbus A320.Dizajni i ri, 'Space flex', nënkupton faktin qe te dy tualetet jane tani te lokalizuara ne pjesën e prapme, duke lejuar per me shume hapsire.Drejtori i Marketingut i Airbus Marc Muller shpjegon se si funksionon: Ju keni dy tualete, pranë njëra tjetrës. Ato jane te ndare nga nje pjese palosëse, e cila hapet dhe paloset tërësisht. Kur ju hapni te dyja dyert, ju keni nje hapesire me te madhe, e cila i ofron njerëzve me lëvizshmëri te kufizuar me shume autonomi, me shume hapsire dhe me shume intimitet.Dhe hapësira e tualetit ekstra nuk nënkupton me pak sedilje ne kabine. Ne fakt, me tualetet tashme, te lokalizuara ne pjesën e prapme, deri ne 6 sedilje mund te instalohen bashke me facilitetet per njerëzit me lëvizshmëri te kufizuar. 3 linja ajrore me nje total prej 10 aeroplanesh po fluturojnë me dizajnin e ri space flex dhe ka plane per rreth 500 te tjerë qe te fillojnë te operojnë me kete konfigurim ne muajt e ardhshëm.Nderkohe, ne Slloveni, nje entuziast fluturimesh ka shpenzuar vite dhe mijëra euro per te përmbushur ëndrrën e tij.Duke përdorur pjese te verteta te nje Airbusi A320 te nje linje ajrore, inxhinieri elektronik 53 vjecar Igor Perne mundi te ndertoje nje Simulator realist per fluturimet ne shtëpinë e tij.Ai bleu nje avion te linjës Cyprus, me nje kosto te reduktuar ne vitin 2011.Une e ndërtova Simulatorin e pare me dru 10 vjet me pare duke përdorur si model nje Airbus A320 me përmasa reale. Atëherë une pata mundësinë te bleja nje te tille te vertete nga aeroporti i Ljubljanes. E preva te gjithë seksionin e perparme nga avioni dhe e rindërtova. Mu deshën rreth 2 vjet e gjysem per te përfunduar projektin, thotë ai.Rreth 10 kilometra me tela u deshën per te lidhur 300 butona dhe 250 drita indikatore. Gjashte kompjuter operojnë simulatorin, teksa nje projektor i sipërm pasqyron nje pamje prej 250 gradesh nga kabina e pilotit. Perne e merr me te vertete seriozisht kohen e tij ne kabine.Eshte me te vërtet e veshtire per te dalluar fluturimin virtual nga i vërteti, thotë entuziasti i fluturimit. Ato jane kaq te ngjashme ndonjëherë, kur une jam ne fluturim, une thjesht nuk mundem te dal nga kabina, madje as kur kam nevoje te shkoj ne tualet.Simulatori i ka kushtuar Perne dhjetëra mijëra euro per tu ndërtuar, por ai thotë se ja vlen barra qiranë, pasi ai e përdor ate cdo dite. Dhe meqë ai eshte i bazuar ne kabinën e tij te kopeshtit, e vetmja gje nga e cila ai nuk vuan kurrë eshte pikërisht, eshte lodhja nga fluturimi.