Viti 2014 mund të jetë më i nxehtë i të gjithë kohrave

Bota po lë pas ndoshta vitin më të nxehtë. Organizata Botërore e Meteorologjisë deklaron se 2014 mund të jetë viti më i nxehtë i kohrave.Sipas kësaj organizate temeperatura mesatare në periudhën janar - tetor ishte për 0.57 gradë Celsius më e lartë se periudha e njejtë e vitit 2010, që ishte vit rekord për nga temepraturat.Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Meteorologjisë, Michel Jarraud, tha se ngrohja globale mbetet një shqetësim i madh për mbarë botën dhe po bëhet shumë pak për të frenuar këtë fenomen. Sipas Organizata Botërore e Meteorologjisë temperaturat e larta të këtij viti kanë ndikuar në reshjet ekstreme të shiut, në përmbytje në disa zona por edhe thatësi e mungesë reshjesh në disa të tjera.Këto të dhëna u publikuan në Lima të Perusë ku po mbahet konferenca e Kombeve të Bashkuara për klimën. djalii/Oranews.tv/