Më në fund, kapsula Orion nisi udhëtimin e saj rreth tokës

Pasi u shty një ditë më parë për arsye teknike, kapsula Orion më në fund nisi udhëtimin e saj rreth tokës.Kjo është kapsula e parë e nisur nga NASA në mëse 40 vjet dhe testimet po kryen për të bërë të mundur që një ditë, përmes saj, njerëzit të jenë në gjendje të shkojnë deri në Mars.Në udhëtimin test përreth tokës, që pritet të zgjasë katër orë e gjysmë, nuk ka astronautë në anije. Njerëzit ndaluan makinat, ndërsa kalonin në autostradën pranë bazës aeronautike të Floridas për të parë sadopak nga nisja e anijes.Një ditë më parë, u kryen dy përpjekje për ta nisur kapsulën, por një herë për shkak të kushteve atmosferike dhe një herë për shkak të një problemi teknik nisjet dështuan.NASA po punon prej tetë vitesh për të ndërtuar kapsulën Orion. E ndërtuar kompania "Lockheed Martin", Orion pritet të fluturojë rreth 5800 kilometra larg nga toka.Gjatë rikthimit, me një shpejtësi prej 32 000 kilometrash në orë, temperaturat në anijen kozmike pritet të shkojnë në 2200 gradë celcius, njëlloj si anijet që kthehen nga orbita hënore.NASA ka shpenzuar më shumë se 9 miliardë dollarë në dizajnimin dhe ndërtimin e Orionit. Pas testit të sotëm, i ardhshmi do të kryhet katër vjet më pas.Ndërsa në vitin 2021 është parashikuar një testim i tretë, ku do të përfshihen edhe dy astronautë. Në këtë testim, pritet që Orion të përshkojë orbitën e hënës.Që prej mbylljes së programit Apollo në vitin 1972, astronautët kanë fluturuar vetëm disa qindra kilometra mbi tokë.