Dritat e zgjuara

Danimarka po ndërmerr një ushtrim në eficencën e energjisë.Një zonë në Kopenhagen, po merr pjesë në një eksperiment masiv për të përcaktuar efektivitetin e të ashtuquajturave drita të zgjuara.Këto llamba rruge eficence ndaj energjisë mund të ulin emisionin e karbonit, meqenëse ato ndizen kur afrohen këmbësoret, çiklistët apo makinat dhe qëndrojnë të fikura kur askush nuk është pranë.Secila llambë mund të kontrollohet individualisht nëpërmjet ipad ose telefonit.Eksperimenti po ndërmerret nga një laborator i quajtuar "Laboratori danez i ndriçimit të jashtëm ose DOLL".Jakob Andersen, është shefi i shkencës në DOLL."Nga dhoma e kontrollit, çdo llambë ka adresën e saj të IP, kështu që mund të monitorojmë kohën e aktivitetit, efikasitetin, outputin e dritës ose konsumin e energjisë, dhe më pas bëjmë matjet në kohë reale mbi nivelet e dritës nëpër rrugë të ndryshme", shpjegon ai.Disa llamba fuqizohen nëpërmjet energjisë diellore ose fuqisë së erës, e cila redukton më tej shenjat e karbonit. Sensorët që kontrollojnë kualitetin e ajrit, densitetin e trafikut, zhurmës, kushtet e motit dhe radiacioninultraviollcë gjithashtu do të testohen në vend.Shefi teknik i DOLL, Kimbrostrom, shpjegon se si po punohet me eksperimentin."Ne kemi instaluar 9 kilometra me llamba rruge. Ne kemi 280 shtylla të vendosura dhe kemi 50 zgjidhje të ndryshme, kemi gjithashtu 10 sisteme të ndryshme menaxhimi si edhe sensorë të ndryshëm e pajisje të tjera në zona të hapura.Ndriçimi i rrugës zë gati një të pestën e konsumit elektrik të kryeqytetit danez. Teknikët besojnë se zgjidhjet që po testohen aktualisht mund të ndihmojnë në uljen e emisionit deri në 85 përqind.