Smartfonët të cilët njohin gjestet e duarve (VIDEO)
Në një laborator në universitetin e Washingtonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kërkuesit po testojnë një sensor të ri të quajtur sideswipe, i cili mund t’i lejojë smartfonëve të njohin gjestet e duarve.Skuadra e Chen Zao dhe Matthew Reynolds thotë se teknologjia e re funksionon në një mënyrë të ngjashme me pajisjet ajrore dhe radarët.Matthew Reynolds shpjegon: “Nëse ju mendoni për një radar në një pajisje ajrore ose një anije ose diçka të ngjashme, në atë rast ju keni transmetuesin që po dërgon energji në ambjent dhe po reflektohet nga objektet në afërsi.”Objekti në këtë rast, është një dorë, e cila shërben si një pasqyrë që reflekton sinjalin e telefonit mbrapsht drejt burimit të tij. Reynolds thotë se sinjali i reflektuar mund të përdoret si një hartë në kohë reale për sensorin e tij. Ai thotë se teksa rrjedha e sinjalit ndryshon, modelet dalin në pah.“Dhe ajo që ne bëjmë është përdorimi i një makinerie që mëson algoritme për të përputhur këto modele të ndryshimeve për shkak të gjesteve me modelet e mëparëshme të regjistruara dhe kur të shohim një përputhje themi që një gjest i veçantë është performuar.”Skuadra ka demonstruar se sensori i tyre funksionon me 87 përqind saktësi duke përdorur shumë gjeste me duar. Reynolds thotë se ata janë duke përshtatur teknologjinë për ta sjellë atë jashtë laboratorit e drejt e në treg./oranews.tv/