Sony Pictures Entertainment sulmohet nga hackerat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2014, 12:36
Ekspertët e kibernetikës thanë se sulmi është ndërmarrë të hënën e shkuar dhe ka lenë të dëmtuar sistemin e Email-it për me teper se një javë, gjithashtu janë dëmtuar dhe disa sisteme të tjera që merreshin me përpunimin e filmave.Ky është sulmi më i rëndë kibernetik që i është bërë një kompanie amerikane.Disa sulme të ngjashme janë raportuar më parë në Azi dhe Lindjen e Mesme,por asnjë nga këto sulme nuk ka patur pasoja të rëndaNje Informacion i brëndshëm nga Sony thotë se kompania pothuajse e ka marrë veten nga sulmi dhe po punojnë për gjetjen e autorëve.Programet që janë përdorur për sulmin,jane të koduara në gjuhën Koreane,por akoma nuk kanë ndonjë informacion të sigurt nëse ky sulm ka ardhur nga Korea apo jo.