Rinisin bisedimet Rusi-Ukrainë, në Minsk
Ka nisur në Minsk takimi i radhës mes grupeve të bisedimit nga Rusia, Ukraina dhe OSBE-ja për t'i dhënë zgjidhje konfliktit disamujor në lindje të Ukrainës. Delegatët e të gjitha palëve u mblodhën në mbrëmje në kryqytetin Bjellorus me shpresën se do të arrijnë një marrëveshje më të qendrueshme.Takimet mes palëve të zhvilluara po në Minsk në shtator sollën edhe armëpushimin mes forcave ukrainase dhe rebelëve separatist pro rusë, që megjithëse nuk u respektua shpesh nga të dy palët uli ndjeshëm dhunën sidomos në dhjetor.Bisedimet rinisën vetëm disa ditë pasi parlamenti i Kievit miratoi shfuqizimin e statusit si vend neutral me synimin që të antarësohet në NATO. Ky veprim ka sjellë reagimin e ashpër të Moskës, e cila ka kërcënuar disa herë se marrëdhëniet mes Rusisë dhe aleancës do të përkeqësohen ndjeshëm nëse Ukraina përfshihet në të.NATO e ka fuqizuar së tepërmi praninë e saj në Europën lindore këtë vit, me arsyetimin se ka prova të mjaftueshëm që Rusia ka qenë ideatore dhe mbështetëse e rebelëve separatistë, pas rrëzimit të benjaminit të Kremlimit, Viktor Janukoviç, nga pushteti. Rebeleimi nisi pak ditë pasi Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në mars, por Moska e mohon të ketë gisht në të.