Drogë në kufi, bllokohen dy raste pranë Kakavijës e Kapshticës
Janinë/Kostur- Policia greke ka sekuestruar 53 kg marijuanë, në dy operacione pranë Kakavijës e Kapshticës, duke vënë në pranga tre të rinj shqiptarë, mes tyre një vajzë e mitur.Në vendin e quajtur “Hani i Delvinaqit” pranë Kakavijës, policia ndaloi një automjet ku ndodheshin dy të rinj shqiptarë.Nga kontrolli i imtësishëm brenda tij, policia greke sekuestroi 27 kg marijuanë, të fshehura në pjesë të ndryshme. Në pranga ra drejtuesi i mjetit, 20-vjeç si dhe pasagjerja, vetëm 17-vjeç, të dy shqiptarë.Ndërkohë pranë doganës së Kapshticës, policia greke kërkoi të ndalonte një automjet për të cilin kishte informacion se transportonte lëndë narkotike.Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur thirrjes për ndalesë, ka shtuar shpejtësinë dhe ka bërë manovra të rrezikshme duke rrezikuar jetën e forcave policore.Më pas ai është drejtuar për në kufirin e gjelbër. Gjatë kësaj kohe ka hedhur nga mjeti, dy çanta të zeza sportive dhe pasi ka braktisur mjetin, është nisur drejt tokës shqiptare duke vrapuar.Policia greke ka arritur ta neutralizojë e vëjë në pranga të dyshuarin, që rezultoi të ishtë një shqiptar 22-vjeç. Në çantat e hedhura nga shqiptari, policia greke gjeti 26 kg marijuanë.[caption id="attachment_440605" align="alignnone" width="597"]
(Në foto: droga e sekuestruar në Kapshticë)[/caption]