“Thuaj jo mitmarrjes", spitali i Kukësit bën gati "kutinë e ryshfetit"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2014, 19:18
Spitali rajonal i Kukësit ndërmerr një iniciativë kundër mitmarrjes.Tashmë të gjithë pacientët të cilëve u kërkohet ryshfet nga mjekët apo infermierët, mund ti shkruajnë ankesat e tyre dhe ti hedhin në "kutinë e ryshfetit" që gjendet brenda godinës.Por pacientët shprehen ndryshe jashtë kamerave. Ndërkohë iniciativa e re synon të vendosë një tjetër marrëdhënie me pacientët.