Këshilli “ok” buxhetit të Tiranës, Dalipi-Aliaj sherr në mbledhje

Buxheti afatmesëm i Bashkisë së Tiranës për vitet 2015-2017 ka bashkuar me kusht anëtarët e majtë dhe ata djathtë në Këshillin bashkiak të Tiranës.Shumica e majtë bekoi me votë draftin e administratës së Lulzim Bashës pasi më parë kishte marrë premtimin se Bashkia do të paguajë 2.3 euro fatura energjie të prapambetura ndaj Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, borxh i cili daton që prej vitit 2007 kur në karriken e kryetarit qëndronte i ulur socialisti Edi Rama.Por për të ardhur deri të konsensusi i arritur me kusht, mbledhja e Këshillit bashkiak u shoqërua edhe me debate.Kreu socialist i Këshillit, Aldrin Dalipit, pati një përplasje mes këshilltarit të djathtë Besnik Aliaj, gjë e cila çoi edhe në ndërprerjen e saj për disa minuta.Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës u miratuan edhe bursat e studentëve për vitin 2014-2015.Përplasja Dalipi-AliajBesnik Aliaj:Ti si kryetar nuk duhet të bësh ironi dhe shkelje syri, nuk është mirë.Ardian Dalipi:Më fal zoti. Aliaj ka mundësi se është e disata herë, mos provoke sallën.Nëse ke ndonjë dëshirë interesante për të folur.Të lutem shumë. Më duket ke ndonjë adrenalinë negative mbaje aty ku je. Dakord, mos fol aty se ironi nuk po bën njeri. Ka mundësi të mos flasësh, kërko fjalën.Besnik Aliaj:Mos bëj ironi që të mos flas unë.Ardian Dalipi:Shko përdore atje me atë biznesin tënd që bëre pas 2005, dakord. Lëri llafet, këtu jemi këshilltarë, kam unë të drejtën të flas, ok. Je shumë interesant në ironinë që bën po mbaje aty nga Saranda jo këtu.Besnik Aliaj:Ti je arbitër këtu.Ardian Dalipi: Ka mundësi për gjëra kot të mos ndërhyjë zotëria, ka përfituar nga qeverisja, të rrijë rehat.Të tjerët bëjnë punën këtu janë kokëulur. Ik tani vazhdo me ato Universitetet e tua mblidh paratë, lëri llafet.Mos na jep moral këtu. Ka shumë njerëz të moralshëm, rri aty, të flisje kur ishte për të folur. Të të vijuë zor. Është e disata herë që provokon. Ti zotëri nuk duhet të ishe atje kur ishte plani urbanistik se ishe në konflikt interesi.Besnik Aliaj: Ke letra për këtë? Të kesh turp se kur kam folur unë për 15 pika asnjë nuk ka cicërirë këtu.Kam bërë unë opozitën. Të kesh turp, ti i pari nuk ke folur.Ardian Dalipi: O zotëri ke sens ti, je normal, nëqoftëse nuk je normal dil nga salla.Të të vijë turp.Besnik Aliaj:Sa për turpin mbaje ti.Ty të bie telefoni, jo mua, je hipokrit, ta kemi parë ironinë.Ardian Dalipi: Kjo është sjellje rrugaçërore. Nuk të kam dhën fjalën. Dil përjashta dhe vazhdo ironinë, ik se e ndrite.Hiq shaminë se nuk je as për shami as për kollare, të ka ngelur ora në 2005.