Kryeministri humor dhe batuta në darkën e fundvitit me gazetarët
"Përshembull, nuk është e qëllimshme që Genc Dulaku është tek “Shkëndija” sepse nuk ka lidhje me asnjë shkëndijë, ose që Armand Shkullaku është tek “Rrufeja”, ka rënë rrufeja aty ku s’duhet".Me humor dhe batuta që në nisje, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të mbajë një fjalim krejt ndryshe nga ato që ka mbajtur përgjatë 2014 në fund të këtij, në pritjen gala me gazetarët dhe pronarët e mediave, duke përshkruar gjithçka ndodhi në vitin e tij të parë të plotë kalendarik të qeverisjes.Sipas Kreut të qeverisë, dy ishin ngjarjet më madhore që karakterizuan 2014, vizita e Papa Françeskut në Shqipëri dhe vizita e tij në Serbi."Por qoftë ardhja e Papës, qoftë vajtja në Serbi do të mbeten dy ngjarje të mëdha brenda kornizës së vitit. Ndërsa dy takimet me Kancelaren Merkel, ai bilateral dhe ai në kuadrin e Samitit për Ballkanin, janë vetëm dy hallkat e parë të një zinxhiri, të një marrëdhënieje të re me Gjermaninë që vitin e ardhshëm do të shtrihen më tutje me ardhjen e Kancelares gjermane në Tiranë".Me humor të hollë, Kreu i qeverise ka ndërthurur personazhe të medias me ngjarje të caktuara.“Por, lejomëni ta ndaj me ju të gjithë kënaqësinë se askush prej jush nuk mungon këtu, se është në burg. Kush mungon, nuk ka dashur të jetë këtu dhe prapë nuk ka për ta gjetur asgjë, nëse nuk kapet duke vjedhur energjinë, natyrisht.Sinqerisht e kam ndjerë mungesën e Fahri Balliut sot.Ishte i ftuar si gjithë të tjerët, por nejse, rëndësi ka që të jetë në rregull me dritat dhe për çdo gjë tjetër të bëjë çfarë të dojë.Mero jam i bindur se do të shkruajë “ Sandri, jo më në paradhomë, por edhe në krye të vendit”. Pune legenësh ne socialistët Sandër, s’jemi burra që ta heqim shikimin. Por të paktën e kemi edhe një si puna jonë në kullën tënde, kemi Fevziun.Ti me siguri mendove kur thashë unë kemi një si puna jonë, Arian Çanin, por Ariani ha bukë veç, nuk konkurrohet në diameter”.Pas një batute ku ka lidhur drejtuesin e emisionit "Dita e re", Enkel Demi dhe bashkëshorten e tij, deputeten Mesila Doda, kreu i qeverisë ka përfshirë me humor edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Ora News, e më pas edhe presidentin, Z. Ylli Ndroqi.“S’dua që të paktën sot ti dalë fjala Enkel Demit që thotë se fjalimet e mia janë tmerrësisht të gjata. Dhe jo vetëm janë bosh, po janë aq bosh sa të vjen gjynah për Shqipërinë që ka një Kryeministër si puna ime dhe për mobilerinë që i mungon një redator i aftë si puna ime. E ngatërrova pak më duket se këtë e ka thënë Mesila, por siç do të thoshte Ylli Rakipi, çbëri si Keli si Mesila njësoj është.Shkurt unë nuk dua ti bëhet qejfi as Enkelit as Mesilës. Dhe unë do dua të flas shkurt edhe pse ne komunistët jo vetëm nuk mbajmë dot fjalën, porm nuk dimë të flasim shkurt.Ndërkohë që Ylli Rakipi më porositi sot nja 10 herë aman mos e harro Yllin e vërtetë se na more në qafë. Në fakt si ta harroj Konsullin e Meksikës, i vetmi i huaj në këtë mjedis të larmishëm mediatik shqiptar”.Më pas, mbyllja pak më serioze e fjalimit, me një apel të Kryeministrit për të mos harruar buzëqeshjen."Do ta mbyll me shumë pak seriozitet dhe dua t’ju them se teksa luftojmë dhe na luftojnë, nuk kemi pse të harrojmë të qeshim. Aq më tepër që ky është një vend shumë i vogël, për të mos u gjendur përsëri, e përsëri e përsëri përballë njëri-tjetrit".Dhe në fund një tjetër batutë në lidhje me pritshmëritë e 2015, që do të jetë një vit elektoral, që sipas Kreut të qeverisë, do të jetë i begatë edhe për mediat."Ju uroj nga zemra Gëzuar një Vit të Ri më të mirë se sa ky që iku. Ka dhe fushatë vitin tjetër, kështu që do të ketë dhe reklama. Ky vit do të jetë më i begatë, sidomos për këta të televizioneve".