Opozita fund bojkotit, Kuvendi miraton unanimisht rezolutën e përbashkët

Me 126 vota pro Kuvendi i ka dhënë bekimin rezolutës së përbashkët, të hartuar nga dy europarlamentarët Kukan dhe Fleckenstein. Ne seancen e fundit per kete sesion, ishin te pranishem dhe deputetët e grupit parlamentar të PD-së te cilet zune vendet ne Kuvend rreth orës 12:24.Tirane- Deputetët e opozitës iu bashkuan Kuvendit pas më shumë se 5 muaj bojkot.Pas dy mbledhjeve me dyer të mbyllura të grupit parlamentar, qetësisht demokratët kanë zënë vendet e tyre në sallën e Kuvendit, dhe po kaq qetësisht dhe pa ovacione janë pritur nga deputetët e shumicës.Kryelartë, u shprehën opozitarët për bojkotin 6-mujor, por edhe për kthimin në Kuvend.Edi Paloka: "Ne po rikthehemi në Parlament pas një periudhe bojkoti të detyruar, por po rikthehemi me kokën lart se ia kemi arritur të realizojmë qëllimin dhe kërkesat tona që nuk janë thjesht në interesin e opozitës por në interesin e qytetarëve. Ne nuk vumë kushte as nuk kërkuam nga maxhoranca. E vetmja gjë ishte që kjo maxhorancë të mos vazhdonte e të mos bënte sikur nuk dinte çfarë kërkon maxhoranca"Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Paloka i kujtoi maxhorancës, madje edhe kryeministrit, i cili gjatë fjalimit nuk ishte në sallë, se duhet të jetë serioze në respektimin deri në fund të marrëveshjes politike, pas nuk është në interesin e palëve, por të qytetarëve.Të dakordësuar për përmbajtjen e rezolutës, pas negociatave të orëve të vona, pas dilemash mes Palokës dhe Metës, përmbajtjen saj e lexoi kryeparlamentari.Ilir Meta: "Biem dakord me rikthimin e opozitës në Kuvend dhe përfshirjen e saj të plotë në jetën parlamentare duke hequr dorë nga bojkoti i Kuvendit dhe komisioneve të tij, ndërsa maxhoranca qeverisëse nuk do të përdorë shumicën e saj të cilësuar 3/5 për të anashkaluar opozitën por do të kërkojë consensus për reformat të rëndësishme kurdo herë të jetë e mundur"Më pas Meta e quajti një dhuratë shumë të mirë për Krishtlindje e Vitin e Ri.Gjatë seancës plenare maxhoranca preferoi të mos komentojë bojkotin, por pas seancës Balla u shpreh se krijuam një arsye që opozita të kthehej në kuvend.Taulant Balla: "Fakti që kishin ikur pa arsye, duhej të krijonim një arsye për ti kthyer. Falenderoj Kukan e Frankeshtajn që bashku me ne bëmë të mundur që të krijonim marrëveshjen për kthimin në kuvend të PD-së. Personalisht jam i gëzuar që u kthye në kuvend Sali Berisha pasi do të ishte e pafalshme që t'i digjej mandate. Pasi do të bënim një seancë të jashtëzakonshme për t'i caktuar një pension për ti uruar pleqëri të mbarë. Ndodhi një element i rëndësishëm. Fakti që një grup shumë i madh brenda PD kundërshtuan vijën zyrtare të Berishës e Bashës me qëllimin e rikthimit të PD-së në parlament dhe ndjekjen e një vije europeiste me maxhorancën tregon që ajo që ne patëm thënë kur ishim në fushatë zgjedhjore se do rilindim Shqipërinë kontribuam që të rilindim dhe PD-në. Kolegët ë PD-së u çliruan nga makthi i humbjes së mandatit që e krijon Berisha"Kjo seancë e fundit e këtij sesioni parlamentar dhe ky funviti 2014 gjeti politikën shqiptare në konsensus, por a do të mbizotërojë paqja edhe në 2015?Cfare ndodhi Ore pas ore Rreth ores 13:00 Votohet rezoluta[caption id="attachment_441343" align="alignnone" width="836"]votimi i rezolutes per opoziten Ne foto: Momenti i votimit te rezolutes qe riktheu ne Kuvend opoziten, 24 dhjetor 2014[/caption]Ora 12: 30 Paloka: Bojkoti zgjedhje e detyruarKreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka , ndërsa iu drejtuar deputetëve nga foltorja e Kuvendit, para se ky i fundit të votonte rezolutën, i kujtoi edhe njëherë mazhorancës arsyet që e shtynë në bojkot.“ Bokoti për ne u bë një zgjedhje e detyruar pasi ky Parlament duke mos realizuar detyrimet e tij u kthye në vendin ku më së pari u shkelën dhe u dhunuan të drejtat e opozitës dhe qytetarëve shqiptarë. Dhuna fizike ndaj deputetëve të opozitës dhe fjalës së tyre ishte vetëm akti i fundit që ndodhi në një parlament ku vazhdimisht injorohej rregullorja, ligjet, shkelej Kushtetuta dhe nuk zbatoheshin as vendimet e gjykatës Kushtetuese.Standardet e drejtimit të këtij Kuvendit zoti kryetar kanë qenë të turpshme, ku i agresuari dënohej njësoj me agresorin, një parlament ku Kryeministri mban nën kërcënim kryetarin e Kuvendit me prangat e burgut. Për këto arsye dhe jo për tekat tona ne u larguam nga Kuvendi.E vetmja gjë që kërkuam ishte që kjo mazhorancë të mos vazhdonte të bënte sikur nuk dinte se çfarë kërkonte opozita”.Paloka nga ana tjetër apeloi për zbatimin me rigorozitet të marrëveshjes, duke theksuar se ky është rasti i duhur për ta shpëtuar politikën shqiptare nga zhytja totale në llumin e krimit dhe korrupsionit.“Askush të mos mendojë se ne kemi iluzionin e ndryshimit të papritur të vullnetit të kësaj mazhorance. Por nëse dikush e sheh këtë marrëvshje si një akt sa për të kaluar rradhën gabon. Nëse e sheh thjesht si kortezi ndaj partnerëve që ndërhynë për realizimin e saj prapë gabon. E ca më shumë nëse ndonjërit do ti pëlqejë ta inerpretojë këtë marrëveshje si një favor që ju bë opozitës për ta shpëtuar nga djegia e mandateve gabon dhe gabon shumë rëndë.Ne besojmë që kjo marrëveshje është në favor të gjitha palëve, në interes të demokracisë në Shqipëri që duhet të jetë dhe interesi i të gjitha palëve në Shqipëri. Ky moment dhe kjo marrëveshje janë rasti i duhur për ta shpëtuar politikën shqiptare për aq sa mundemi nga zhytja totale në llumin e krimit dhe korrupsionit”.Deputetja e PD-së Mesila Doda, deklaroi se kishte qenë kundër këtij bojkoti që në fillim.Draft-rezoluta që  u votua sot është hartuar nga  dy europarlamentarët Kukan- Fleckenstein dhe vjen pas 8 orëve negociata mes maxhorancës e opozitës.(Video: Momenti kur deputetët e PD-së i drejtohen Kuvendit)Ora 12:24 Opozita zë karriget në Kuvend, do diskutojë vetëm për rezolutënDeputetët e opozitës janë ulur në ulëset e tyre në Parlament pas më shumë se pesë muaj mungesë.Pas përfundimit të mbledhjes së dytë të grupit parlamentar demokrat, opozita është kthyer në Kuvend pavarësisht refuzimit të PS për mosndryshimin e rendit të ditës kreu i grupit Edi Paloka tha se demokratët do të diskutojnë vetëm për rezolutën.“Jemi duke shkuar në parlament. Ne do të bashkarisht dhe shresoj që kjo flasim për rezolutën se sot jemi aty për atë rezolutë. Në atë parlament hyjmë për atë rezolutë që kemi miratuar, shpresojmë që kjo mazhorancë të mos e nisë me injorime dhe shkelje të asaj rezolutë që sot. Diskutuam për mënyrën si do proçedojmë në parlament” tha Paloka[caption id="attachment_440865" align="alignnone" width="655"]kuvendi-me-pd Ora 12:24 opozita ulet ne Kuvend pas perfundimit te mbledhjes se grupit PD, 24 dhjetor 2014[/caption]Ora 12: 30 Burime të Ora News në Grupin PS, Qefalia kundër rezolutës: Eshtë pazarOra 12: 14 Kuvendi nis punimet pa opoziten, mbyllet mbledhja e grupit PDGazetarja e Ora News Klementina Cenkollari informon fillimin e seancës parlementare.  Por pamjet e  Ora News që u transmetuan në orën 12: 15 treguan se opozita nuk ndodhej në Kuvend, ndërkohë deputetët e grupit PD-së mbyllën  mbledhjen në orën 12: 20 minuta[caption id="attachment_440853" align="alignnone" width="655"]kuvendi-pa-pd Kuvendi nis punimet pa opoziten. Grupi PD-se ne mbledhje, Ora 12: 15, 24 dhjetor 2014[/caption]Ora 11:53 Përfundon mbledhja e grupit të PS, nuk pranohet kërkesa e PDPasi është njohur me rezolutën, grupi parlamentar socialist nuk ka pranuar kërkesën e PD për ndryshim të rendit të ditës. Grupi i PS ka vendosur të votohet fillimisht rezoluta e firmosur nga mazhoranca dhe opozita dhe më pas të vijohet me rendin e ditës.Ora 11:38 Mblidhen grupet parlamentare, PS për rezolutën, PD për rendin e ditësPas Konferencës së Kryetarëve, grupi parlamentar demokrat është rikthyer edhe njëherë në selinë blu, për të mbajtur një qëndrim pas mosgjetjes së konsensusit për ndryshimin e rendit të ditës.PD kërkoi që seanca e sotme të mos përfshinte asnjë projekligj, por vetëm rezolutën.Ndërkohë në Kryesinë e Kuvendit u mblodh grupi socialist për tu njohur me rezolutën dhe mbajtur qëndrim rreth saj.Ora 10:51 PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës:Debati të ketë fokus rezolutënDeputetët e Partisë Demokratike të rikthyer në Kuvend kanë kërkuar mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve , ku kreu i grupit parlamentar Paloka do të kërkojë ndryshimin e rendit të ditës së seancës plenare. PD kërkon që debati sot në Kuvend të ketë në fokus rezolutën e nënshkruar nga të dyja palët. Paloka: Të votohet draft rezoluta Ora:10:44 Opozita kthehet në Kuvend, Doda: Sot  ditë e mirëPas më shumë se 5 muaj mungesë,opozita i ka dhënë fund bojkotit, duke zënë karriget e saj në Kuvend. Vendimi është marrë në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar demokrat.Deputetja e PD-së, Mesila Doda, deklaron se kishte qenë kundër këtij bojkoti pasi opozita nuk ka qenë për të mbrojtur qytetarët, por premton se tani e tutje do të ketë një opozitë më të fortë.“Besoj se është ditë e mirë. Ditës kur i rikthehemi jetës parlamentare në respekt të parlamentit, votës që na kanë dhënë njerëzit dhe mbrojtjes që ata kërkojnë prej nesh. Ju e dini që unë jam shprehur kundër bojkotit si një armë politike për vitin 2014- 2015. Besoj se duhet të jetë një nga ato mjete ekstreme që ne duhet të kundërshtojmë një akt por jo për periudha të zgjatura.Sepse përgjatë kësaj kohe duket se ushtrojmë presion kundër kundërshtarit por e vetmja gjë që kemi arritur të kryejmë është të lëmë vetëm njerëzit tanë në mbrojtjen që do të duhej t'i bënim kundër autoritarizmit, presionit të shtuar problemeve ekonomike që janë në rritje. Sot qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me këto probleme”.Ora 10:14 Kreu i LZHK, Dashamir Shehi rikthehet në Kuvend, hyn në seancëNdërsa në selinë blu po mbahej mbledhja me dyer të mbylluara për bojkotin, kreu i LZHK, Dashamir Shehi edhe pse i zgjedhur deputet në listat e PD nuk ka pritur për vendimin duke thyer i pari akullin e futjes në parlament.Shehi e ka shprehur vazhdimisht qëndrimin kundër bojkotit, ndërsa pati paralajmëruar se në mungesë të një vendimi në grup, nuk do të digjte mandatin e deputetit, por do kthehej në Kuvend.Cfare parashikon rendi i ditesRendi i ditës i Kuvendit përfshin diskutimin e disa projektligjeve, si dhe votimin e disa çështjeve të tjera. Mes tyre veçohen ndryshimet në ligjin “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore”; ato në ligjin “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, ndryshimet në ligjin e ‘prokurimit publik’, etj.Gjithashtu, Kuvendi pritet të miratojë dhe tre kanditaturat për anëtarë të Bordit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Financiare dhe të Drejtorit e Nëndrejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të AMF-së; miratimin e kandidaturave për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë; pr/rezolutën “Për njohjen dhe forcimin e rolit të shoqërisë civile në procesin e zhvillimeve demokratike të vendit”, si dhe pr/vendimin “Për mënyrën e trajtimit të deputetëve”.