OKB: 290 objekte të trashëgimisë kulturore botërore të shkatërruara në Siri
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka ngritur alarmin të martën për numrin e madh të objekteve të në listën e trashëgimisë kulturore të botës që janë shkatërruar deri më tani në Siri.Sipas OKB-së, janë 290 vendet e trashëgimisë kulturore të shkatërruara, që datojnë prej fillimeve të qytetërimit njerëzor, për shkak të luftës civile në vend.Në tokën siriane kanë pasur epiqendrat e tyre perandori të mëdha të Lindjes së Mesme, por mjaft ndërtesa të rëndësishme historike, si xhamia e Alepos nga periudha e Kalifatit Umajid, tempujt romakë, apo kështjellat 900-vjeçare të ngritura nga kryqtarët, janë shkatërruar pothuajse totalisht.OKB ka arritur t'i identifikojë objektet e shkatërruara duke përdorur pamje satelitore, pasi është pothuajse e pamundur që t'i kontrollojnë në terren.Sipas OKB-së, deri më tani nga lufta civile në siri, e nisur në mars 2011, kanë humbur jetën 2000 persona.