Sekuestrohen 400 kg tritol, policia vë në pranga 4 persona në Fushë Krujë
Një superaksioni Forcave Operacionale të Policisë ka çuar në pranga 4 persona, të cilëve u është sekuestruar 400 kg lëndë plasëse.Duket se nuk ka fund sasia e tritolit që është gati për tu trafikuar. Kësaj herë është sekuestruar një sasi prej 400 kg në një operacion të Forcave Operacionale të Policisë. Jo vetëm kaq operacioni "Dinamiti" ka sekuestruar:-Tre armë zjarri kallashnikov.-298 kuti me kapsolla elektro detonatore , gjithësej 5960 copë kapsolla-18 kuti me kapsolla detonatore , gjithësej 1800 copë kapsolla-100 metra fitil zjarr përcjellësNdërkaq aksioni i përqendruar në Fushë Krujë ka çuar në pranga 3 pjestarë të së njëjtës familje dhe një bashkëpunëtor të tyre.U bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:-Lulzim Mesi, vjeç 26, lindur dhe banues Kruje-Fatos Mesi, vjeç23, lindur dhe banues ne Kruje-Nezir Mesi, vjeç 28, lindur dhe banues ne Kruje-Marjan Karaj, vjeç 34 lindur ne Kruje dhe banues ne VlorePersonat e arrestuar kanë qënë nën hetim përrreth dy muaj. Prokuroria e Krimve të rënda i akuzon 4 të arrestuarit për trafik të lëndëve plasëse, ndërsa ditën e enjte do të dalin para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë.