“Babagjyshët” , ja video e grabitjes së pikës së basteve dhe një argjendarie

Policia ka publikuar pamjet e dy prej grabitjeve të realizuar nga grupi kriminal “Babagjyshët”.Pamjet ne video,  nuk janë  të ndonjë filmi hollivudian, por të një prej grabitjeve të realizuara nga grupi "Babagjyshët" në mes të Tiranës.Pamjet që shihni në ekran i përkasin grabitjes së pikës së basteve në zonën e “Misto Mames”në Tiranë, në pronësi të deputetit socialist Mark Frroku.4 persona të armatosur rëndë, të veshur me rroba kamuflazhi ushtarake, por edhe me shkrimin "Policia" në kurriz, kanë zbritur qetësisht nga makina tip "Opel Astra" me armë në duar në drejtim të derës qëndrore.Lëvizjet janë pikasur nga kamerat e sigurisë. Gjithçka ka ndodhur në orën 10:30 të mëngjesit më 14 prill, teksa agresorët, të drejtuar nga burgu nga kreu i bandës Ilir Kupa, kanë grabitur 16 milionë lekë.Siç duket në video, punonjësit e pikës së basteve nuk e kanë kuptuar menjëherë se çfarë po ndodh dhe nën kërcënimin e armëve nuk kanë mundur të lëvizin nga vendet e tyre. Gjatë grabitjes, nën kërcënimin e kallashnikovëve, agresorët kanë zbrazur arkën e pare dhe më pas arkën e dytë të parave.Tre agresorët kanë hyrë për të grabitur, ndërsa i katërti me kallashnikov në dorë dhe i maskuar, ka qëndruar pranë makinës për të vëzhguar situatën krejt i lirë dhe i qetë. Brenda pak minutash gjithçka ka përfunduar.4 grabitësit kanë dalë nga ambjentet e Xhoi Llotos dhe kanë hipur në makinën me targa italiane BD899NM, e cila pak minuta më vonë u gjet e djegur nga policia në vendin e quajtur "Qafa e Kasharit".I gjithë skenari i grabitjes është i njëjtë me atë të përdorur nga "Babagjyshët" në pikën e argjendarisë në TEG.(Video: Grabitja në pikën e basteve)[caption id="attachment_440591" align="alignright" width="640"]babagjyshatt Në foto: Grabitja tek pika e basteve[/caption]Një tjetër grabitje e publikuar prej policisë është ajo e një argjendarie në Fushë-Krujë. Agustin Sula dhe Edmond Selala janë arrestuar nga policia dhe ndaj tyre është dhënë edhe masa e sigurisë "arrest me burg".[caption id="attachment_440585" align="alignright" width="640"]babagjyshat Në foto: Grabitja tek argjendaria[/caption] Aktualisht policia ka vënë në pranga Augustin Sulën, Edmond Selalën, Enea Qerushaj dhe Hajdar Xakën, pjestarë të kësaj bande, që edhe nga burgu drejtohej nga Ilir Kupa, një emër i njohur për drejtësisë shqiptare dhe atë helene, pas arratisjes nga burgu i Trikalas në Greqi.Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim edhe 6 anëtarë të tjerë të grupit. (Video: Grabitja tek argjendaria)