“ARMO” po ndëshkon banorët e Ballshit, alarmi i mjekëve: U rrezikohet jeta

Ndotja nga rafineria e naftës në Ballsh është shkaktare e një sërë sëmundjesh. Sikur të mos mjaftonte varfëria ekstreme e mjaft familjeve në këtë zonë, shumë prej tyre janë prekur nga sëmundje të mushkërive. Ndërsa mjekët në spitalin rajonal të Fierit thonë se pasojat nga ndotja çojnë në shtimin e nivelit të karbonit në gjak. Por mjekët denoncojnë edhe një tjetër fakt, që këto rafineri kanë lidhur kontrata me klinikat private që të mos referohen në spitalet publike, raste të tilla që do të përbënin skandal.Rafinera e naftës në Ballsh është shkaktarja e një sërë sëmundjesh tek banorët që jetojnë në afërsi të saj e që detyrohen të thithin gazrat helmuese.Gjithashtu punëtorët në kushte të tilla përballen po me të njëjtin kërcënim. Shpëtime Skënderaj është një ndër familjet më të varfëra në fshatin Lavdan.Është nëna e 3 fëmijëve me një djalë të paralizuar dhe askush nuk është në punë. Varfërisë së saj ekstreme, i është shtuar edhe sëmundja nga mushkëritë për shkak të ndotjes. Duke treguar grafitë e sëmundjes së saj, ajo kërkon ndihmë.“Njëri është pa punë e kam nisur për të gjetur punë. Nuk është i aftë, punë s’ka, Komuna nuk më ndihmon, asnjë lloj gjëje. Kam vajtur nuk më ka ndihmuar asgjë. Po jetoj një jetë shumë të vështirë dhe e sëmurë jam vetë, djalin e kam të paralizuar. Unë jam e sëmurë nga mushkëritë”Me shifra shqetësuese është rritur numri i personave që kanë nivel të lartë të karbonit në gjak.E ndërsa qyetarët përplasen dyerve të spitaleve për ti shpëtuar vdekjes, kompani të tilla kanë bërë marrëvëshje me klinika private që rastet e sëmundjeve të mos referohen ne spitale publike, duke fshehur dukshëm shifrat.“Burimi kryesor i hidrokarbureve në gjak, janë punëtorët e ndërmarrjes së naftës, po të gjithë punonjësit atje dhe banorët e zonave përreth janë të ekspozuar nga intoksikimet, jo vetëm akute por edhe kronike nga hidrokarburet e naftës.Por ndërmarrje të tilla e kanë zgjidhur problemin, duke i bërë analizat vetë në laboratorët që kanë bërë kontratat ata. Çdo person që del me shtim të hidrokarburve të nivelit të fenoleve në gjak drejtohet për konsultë apo ndihmë të mëtejshme pranë kabinetit tonë , po qe nevoja edhe drejt pavioneve të sëmundjeve profesionale në QSUT” thotë mjeku toksikolog , Lulzim Banushi.Mjeku toksikolog në spitalin e Fierit, Lulzim Banushi, tha se pasojat e karbonit në gjak janë të pakthyeshme.Kjo situatë është e tillë sepse kompanitë nuk marrin masa për punonjësit, po ashtu dhe banorët që jetojnë afër tyre janë të destinuar të preken nga sëmundje të tilla.