Sharrë, po hapte varr pranë banesës së tij, e qëllon për vdekje 38-vjeçarin
Një konfklikt i vjetër ka çuar në vrasje mes krushqish në Sharrë të Tiranës. Altin Çullhaj 38-vjeç është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga shtetasi Egerin Tafa 25 vjeç në varrin që po hapte pasi punonte si varrmihës.Nga burimet jozyrtare mësohet se një diskutim mbi vendin ku po punohej varri ka qenë shkaku i vrasjes së Altin Çullhaj.Banorë të zonës thanë jashtë kameras se debati për hapjen e varrit ka shërbyer thjesht si pretekst për konfliktin, pasi dy familjet e Altin Çullhajt dhe Egerin Tafës kishin një konflikt të vjetër sikurse thonë se kishin dhe një lidhje krushqie.Dëshmitarët në vendngjarje thanë se fillimisht 25-vjeçari Tafa ka nisur një konflikt verbal me 38-vjeçarin Çullhaj për zgjerimin e varrit. Debati është përshkallëzuar më pas deri në përdorimin e armëve të zjarrit.Mësohet se Egerin Tafa ka marrë armën e zjarrit në banesë dhe ka qëlluar punojësin e varrezave disa herë. Altin Çullhaju ka marrë plagë të rënda dhe për pasojë ka ndërruar jetë.Ndërkaq forcat e policisë së Tiranës pas hetimeve të para në vendin e ngjarjes nisën një aksion për kapjen e autorit të vrasjes i cili u largua menjëherë.Për kapjen e 25-vjeçarit janë ngritur postoblloqe të shumta në zonat e Ndroqit, Yzberishtit dhe Arbanës.