Korçë, banorët e Prigut akuza kreut të PD: Ka bllokuar rrugën prej 8 vitesh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2014, 17:09
Korçë - Banorët e fshatit Prig në Korçë akuzojnë kryetarin e Partisë Demokratike të fshatit Gëzim Meçollari se prej 8 vitesh ka bllokuar rrugën për 30 familje.Gjurmët e saj tashmë kanë humbur pasi ajo është kthyer në tokë bujqësore.Rruga për të cilën banorët ankohen se është bllokuar ekziston ne hartat e hipotekës, por paradoksalisht nuk është mundësuar rihapja e saj edhe pse një gjë e tillë është kërkuar si nga banorët edhe Prefektura.